7 ankande bonosh e obligacionesh për qershorin/ Vlera 39.1 miliardë lekë. Rihapen obligacionet 7-vjeçare
Gjatë muajit qershor janë planifikuar të zhvillohen 7 ankande bonosh dhe obligacionesh me një vlerë të përgjithshme 39.1 miliardë lekë.
Dy ankande parashikohet të zhvillohen me datën 7 qershor dhe parashikojnë rihapje obligacionesh qeveritare me vlerë 5 miliardë lekë dhe bono thesari 3 mujore me vlerë 1 miliardë lekë.
Në mesin e muajit parashikohen të zhvillohen dy ankande të tjera, njëri për rihapjen e obligacioneve 7 vjeçare me kupon fiks me vlerë 5 miliardë lekë dhe tjetri bono thesari 12 mujore me vlerë 8.2 miliardë lekë.
Me 20 qershor është planifikuar një ankand për rihapjen e obligacioneve referencë me kupon fiks me vlerë 3.5 miliardë lekë ndërsa me 28 qershor, kur zhvillohet edhe ankandi i fundit parashikohet ankand për bono thesari 12 mujore me vlerë 8.2 miliardë lekë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.