7 arsye pse duhet të udhëtoni përpara moshës 30 vjeçare
Një pjesë e mirë e njerëzve besojnë se përvojat më të mira të udhëtimit vijnë pasi jeni rritur e keni bërë një karrierë të suksesshme e cila do t’ju mundësojë dhe paratë që duhen për të udhëtuar botën, por në fakt këta njerëz gabohen.
Nga 20-tat te 30-tat tuaja mund të jetë një nga periudhat më të kënaqshme të jetës suaj për sa i përket udhëtimeve. Ju do të vizitoni vende nga më të ndryshmet e do filloni ta shikoni botën me tjetër sy duke mos e vrarë mendjen për vendin ku do të flini, nëse krevati ishte i rehatshëm apo ushqimi nuk i iu ngjiti shumë.
Edhe pse mund të ndodhë që për shkak të mundësisë së mirë ekonomike të ketë 20 vjeçarë të cilët akomodohen në hotele me 5 yje, variacionet dhe mundësitë e shumta që ofrohen për ata nuk janë në dispozicion për dikë në një moshë më të madhe.
Për të gjithë ata që mendojnë s udhëtimet janë më të përshtatshme të bëhen pasi jeni konsoliduar financiarisht ne kemi zgjedhur 7 arsye për t’i provuar të kundërtën.
- Gjatë kësaj moshe truri juaj është ende në zhvillim
Shkenca ka treguar se gjatë kësaj moshe truri ynë është ende në zhvillim. E ku ka mirë se këto momente t’i kaloni duk udhëtuar, në këtë mënyrë ju do të zhvilloni më shumë do të bëheni të njohur me kultura e tradita nga më të ndryshmet e do të keni një koncept më të qark të gjithçkaje që ndodh përreth kur ndodh dhe pse ndodh. Kjo është një virtyt I cili zhvillohet vetëm nga udhëtimet.
- Në këtë moshë dhe fjetja në divan është e pranueshme
Fjetja në divan apo në një vend jo aq komod është e pranueshme në këtë moshë, por vetëm pak vite më vonë do të kuptoni se e shikoni botën me një tjetër sy dhe udhëtimet aventuriere nuk do të jenë më në krye të listës. Do të kuptoni se udhëtimeve për të eksploruar do t’ua zënë vendin udhëtimet për t’u qetësuar dhe këto dy lloj udhëtimesh në fakt nuk janë aspak e njëjta gjë.
- Keni më pak përgjegjësi në shtëpi
Për shumë njerëz pas të 30 është momenti që jeta merr një tjetër drejtim. Një pjesë e mirë martohen, pjesa tjetër bëhet me fëmijë e kështu përgjegjësitë sa vijnë dhe shtohen. Kështu që nëse keni mundësi udhëtoni përpara se të keni detyrime që lidhen me shtëpinë.
- Është më e lehtë të mësoni gjuhë te reja kur jeni më i ri
Nëse jeni duke udhëtuar në një vend të huaj, do të jetë më e lehtë të mësoni një gjuhë tani se sa 10 vjet më vonë. Megjithatë shkencëtarët debatojnë për arsyet e sakta se pse është më e vështirë të mësoni një gjuhë më vonë. Shumë thonë se motivimi tenton të bjerë bashkë me moshën kështu që sa më shpejt t’i bëni udhëtimet aq më mirë.
- Mund t’i përdorni njohuritë e udhëtimeve në dobi të karrierës suaj
Në rrugë, ju do të mësoni se si të bëni një orar, të rrini me të dhe t’i jepni përparësi – në mesin e shumë aftësive të tjera të jetës. Këto praktika gjithashtu vlerësohen shumë nga punëdhënësit dhe përmendja e tyre mund t’ju ndihmojë të qëndroni në intervistën tuaj të ardhshme të punës.
- Udhëtimi mund të shndërrohet në karrierën tuaj
Nëse filloni të udhëtoni që në kohë të hershme atëherë pse jo ndoshta këto udhëtime shndërrohen në karrierën tuaj. Ju mund të bëheni blogger, mund të hapni një agjenci udhëtimi apo mund të punoni si udhërrëfyes.
- Udhëtimet do të përcaktojnë karakterin tuaj
Psikologët vlerësojnë se 80 për qind e përvojave përcaktuese të jetës ndodhin përpara moshës 35 vjeç. Ata që u japin përparësi udhëtimeve në jetën e tyre zbulojnë se shumica e përvojave përcaktuese në jetë ndodhin përgjatë rrugës, që do të thotë se minimalisht do të kenë çfarë tu tregojnë nipërve dhe mbesave të tyre.
V.Hydi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.