7 arsye pse ju duhet të udhëtoni vetëm të paktën një herë
Udhëtimi me familjet dhe miqtë mund të jetë tepër i dobishëm, në këtë mënyrë ju mund të provoni gjëra të ndryshme, mund të argëtoheni pafund si dhe mund të mësoni dhe gjëra të dobishme që mund t’ju duhen më vonë në një udhëtim tjetër.
Duke i kaluar këto eksperienca të bukura që nuk harrohen lehtë, ne do t’ju paraqesim 7 arsye se përse ju duhet të udhëtoni vetëm së paku një herë në jetën tuaj.
- Do të përqendroheni më shumë në zgjedhjen e destinacionit
Kur merrni vendimin që të udhëtoni vetëm ju jeni më të fokusuar në përzgjedhjen e destinacionit dhe nuk keni askënd që të ndikoj në zgjedhjen tuaj. Do të mbani mënd kujtimet me të bukura dhe do të provoni eksperienca që kurrë nuk do t’i kalonit me familjen dhe shoqërinë.
- Do të takoni shumë vendas
Kur ndërmerrni një udhëtim vetëm ju nuk mbështeteni tek partneri juaj i udhëtimit për të blerë mëngjesin, apo për të përdorur aftësitë e mira gjuhësorë kur dëshironi të blini diçka. Nëse merrni një udhëtim me partnerin ose një mik, është më shumë joshëse të flisni me njëri-tjetrin se sa të flisni me një vendas. Kur udhëtoni vetëm, njerëzit ju duken më të afrueshëm dhe është më e lehtë për dikë tjetër të hapë një bisedë me ju (ose anasjelltas).
- Nuk fajësoni askënd
Kur udhëtoni me të tjerë shpesh ndodh që mos t’u pëlqejë destinacioni, të mos jenë dakord me hotelin që keni zgjedhur dhe në këtë mënyrë lind konflikti. Nëse bëni zgjedhjen e gabuar, kur udhëtoni vetëm nuk ka njeri që duhet të shqetësohet dhe nuk do të ndiheni aspak fajtorë.
- Mund t’i ndryshoni planet sipas dëshirës
Kur udhëtoni në një grup, ndryshimi i planeve mund të jetë i mbushur me shqetësime ndër personale si dhe financiare. Kur udhëtoni vetëm, thjesht mund të përcaktoni destinacionin dhe të ecni përpara. Kjo vlen si për vendimet e vogla dhe tek ato të mëdhatë, vendosja se ku do të hani e deri tek dëshira nëse doni të merrni një makinë me qira.
- Keni kontroll të plotë financiar
Dëshironi të bëni një hedhje me parashutë? Shkoni dhe bëjeni. Nuk dëshironi të shpenzoni shumë për ushqimin? E keni ju në dorë. Si udhëtar të vetëm, ju keni fjalën e fundit për çdo qindarkë që mund të shpenzoni.
- Mund të gjeni ritmin tuaj
Kur udhëtoni vetëm mund të zgjoheni tepër vonë dhe të hani mëngjesin në orarin e drekës, apo të qëndroni me orë të tëra në muze ku askush tjetër nuk mund ta bënte diçka të tillë, apo të lexoni një libër në dhomën e hotelit. Gjithçka që bëni është plotësisht në dëshirën tuaj e për dike tjetër që mund të jeni të shoqëruar kjo mund të duket një budallallëk. Duke ndjekur ritmin tuaj pa kompromise mund të merrni kënaqësitë më të mëdha.
- Mund të mësoni më shumë se kush jeni
Kur filloni të dilni jashtë destinacionit që ju keni zgjedhur, atëherë do të bëni atë që ju dëshironi me veten apo edhe me kohën tuaj. Udhëtimi me njerëz të tjerë mund t’ju bëj të gjeni miq apo të argëtoheni pafund. Udhëtimi vetëm mund t’ju bëjë të njihni më shumë veten.
Përgatiti: Ylber Shehu/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.