7 kandidatët për Prokuror të Përgjithshëm, seancë dëgjimore sot në 15:00 te Komisioni i Ligjeve

Do të zhvillohet sot në Komisionin e Ligjeve, seanca dëgjimore me kandidatët që kanë shprehur interesin për vendin vakant për Prokuror të Përgjithshëm të Përkohshëm.
Seanca dëgjimore do të zhvillohet në orën 15:00, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare të Kuvendit.
Me mbarimin e afatit të përcaktuar në vendimin e Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, rezulton se deri në orën 18:00 të datës 12 dhjetor 2017, në Sekretarinë e Kryesisë së Kuvendit të Shqipërisë, kanë dorëzuar shprehjen e interesit për Prokuror të Përgjithshëm të përkohshëm kandidatët si më poshtë:
Arqilea KOÇA
Arta MARKU
Artur SELMANI
Besnik MUÇI
Ferdinand ELEZI
Granit SHAHU
Ermira TAFANI
Bazuar në vendimin nr. 9, datë 07.12.2017 të Komisionit për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, Kuvendi i Republikës së Shqipërisë shpalli publikisht në faqen zyrtare të tij garën për vendin vakant të Prokurorit të Përgjithshëm të përkohshëm, duke ftuar të gjithë prokurorët me më shumë eksperiencë nga radhët e prokurorëve dhe që përmbushin kushtet e kriteret e kreut IV, seksioni I të ligjit nr. 97/2016 “Për organizimin dhe funksionimin e prokurorisë në Republikën e Shqipërisë”, që të depozitonin pranë komisionit përgjegjës një Curriculum Vitae të kandidatit dhe pëlqimin e tij për kandidim.
os.de/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.