7 kompani, zhdoganim “personal” – 6 prej tyre importojnë produkte ushqimore dhe tekstile
“Zhdoganimi lokal” është një procedurë e thjeshtuar doganore nëpërmjet së cilës një operator ekonomik mund të autorizohet për të kryer procedurat e zhdoganimit te mallrave në ambientet e tij apo në një ambient tjetër të autorizuar pa kryer formalitetet doganore në zyrë doganore.
Aktualisht e kanë përfituar këtë thjeshtim 7 operatorë ekonomikë të cilët kanë plotësuar kriteret e përcaktuara. Sipas Drejtorit të Proceduarve pranë Drejtorisë së Përgjithshme të doganave Saimir Sinani, 6 prej kompanive që kryejnë zhdoganimin në ambientet e tyre merren me import të produkteve ushqimorë dhe tekstil, ndërkohë që kompania tjetër merret me eksportin e peshkut.
Nëse kompania që kryen zhdoganimet në ambientet e saj kapet me shkelje ajo penalizohet, por aktualisht nuk kemi asnjë rast abuzimi, edhe pse zhdoganimi lokal ka dy vite që përdoret në vendin tonë.
Procedura e zhdoganimit lokal në Bashkimin Europian është kthyer në zhdoganim standard, ndërsa zhdoganimi pranë zyrës doganore është tashmë përjashtimi.
Nuk ka autorizime specifike për procedurën e zhdoganimit lokal, por miratimi i magazinave doganore është i detyrueshëm.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.