7 vetitë unike të kungujve të njomë

A e dinit që kungujt e njomë, të cilët e kanë origjinën në kontinentin Amerikan, janë në të vërtetë një frut botanik, ndonëse ato konsiderohen si një perime në mbarë botën.
Sipas Agroweb, kungujt e njomë i përkasin varitetetit Cucurbita pepo, që përfshin edhe kungujt edhe trangujt. Lulet e kungullit të njomë janë të ngrënshme.
Në kulinarinë Franceze dhe atë Italiane do të gjeni një sërë recetash që përfshijnë këto lule. Mbani mend që as lulet as kungujt e njomë nuk mund të ruhen për shumë kohë, vetëm nëse zgjidhni t’i ruani në ngrirje në qese me vakum.
Vlerat e Kungujve të njomë
- Ndihmon në mbajtjen nën kontroll të peshës
Kungujt e njomë kanë pak kalori. Ato janë një zëvëndësues i mirë për ushqimet e pasura me kalori. Për më tepër, kombinimi i fibrës dhe ujit (95%) që gjenden tek kungujt e njomë mbajnë nën kontroll oreksin tuaj, ju ndihmojnë të digjni kalori dhe ju japin shumë energji. Për më tepër, kjo perime është e pasur me antioksidantë, vitaminë A dhe C.
- Përmirëson shëndetin e syve
Kungujt e njomë ju ndihmojnë me qeskat poshtë syve. Kanë të njëjtin funksion si trangujt për shkak të nivelit të lartë të beta karotenit dhe vitaminës A dhe C si edhe zinkut.
Këto elementë ndihmojnë në zhvillimin aktiv të qelizave të syrit, duke forcuar shikimin dhe parandaluar problemet me sytë që kanë lidhje me moshën.
- Ul kolesterolin
Kungujt e njomë janë të pasur me fibër dhe rrjedhimisht ndihmojnë në uljen e kolesterolit.
Nivelet e larta të vitaminës A dhe vitaminës C vonojnë zhvillimin e arterosklerozës duke parandaluar oksidizimin e kolesterolit në enët e gjakut. Për më tepër, kungujt e njomë largojnë toksinat e tepërta nga organizmi.
- Përmirëson shëndetin kardiovaskular dhe ul tensionin e gjakut
Falë përmbajtjes së lartë të magnezit, kungujt e njomë ulin rrezikun e atakut në zemër dhe ishemisë.
Kungujt e njomë përmbajnë acid folik që është thelbësor në shkatërrimin e amino acideve të dëmshme që shkaktojnë atak në zemër dhe trombozë. Kaliumi dhe magnezi që gjendet tek kungujt e njomë ndihmon në uljen e tensionit të gjakut dhe në largimin e stresit.
- Parandalon inflamacionin
Kyçet dhe gjymtyrët e njeriut preken nga inflamacioni i shkaktuar nga acidi urik në organizëm.
Kungujt e njomë janë një burim i pasur me acide yndyrore Omega-3 dhe karotenoidë anti-inflamator që kundërshtojnë efektet e acidit të tepërt urik.
- Mbron kundër azmës, forcon dhëmbët dhe kockat
Vitamina C luan një rol të rëndësishëm në ruajtjen e sistemit imunitar dhe zgjidhjen e problemeve respiratore.
Kungujt e njomë përmbajnë kalcium që ndihmon sistemin nervor të funksionojë më mirë dhe i jep forcë kockave dhe dhëmbëve.
- Vlerë e shtuar për trajtimet e diabetit
Kompleksi i vitaminave B dhe prania e zinkut dhe kaliumit ndihmojnë në shpërbërjen e sheqerit në trup.
Fibra dhe pektina janë thelbësore në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak. Kombinimi i vitaminës B, folatit dhe fibrës luan një rol të rëndësishëm në mbajtjen larg të diabetit të tipit 2.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.