7 zakone të këqija në punë që ju duhet t’i ndryshoni duke nisur nga tani

A keni qenë ndonjëherë në punën tuaj për një kohë të gjatë? Kjo mund të jetë një gjë e mirë ose e keqe. Është gjë e mirë për të pasur një punë të qëndrueshme, por kjo gjithashtu mund të jetë e keqe nëse ju mendoni të filloni për t’u çlodhur më shumë.
Pasi keni qenë në një punë për një kohë të gjatë, është joshëse fakti se një ditë mund të rehatoheni më tepër. Për fat të keq, në qoftë se jeni duke u rehatuar mjaftueshëm, ndonjëherë mund të rastisë që të krijoni zakone të këqija rreth punës suaj. Këtu ndodhen shtatë zakone të këqija që ju duhet ti evitoni.
Paraqitja vonë
Ndoshta nuk jeni një person që zgjoheni herët në mëngjes, por ju duhet të mësoheni nëse dëshironi të mbani punën tuaj. Afërsisht 1 në 4 punonjës kanë pranuar se kanë qenë vonë në punë së paku një herë në muaj. Nëse keni një arsye të vlefshme për vonesën, caktoni një takim me shefin tuaj për të shpjeguar situatën tuaj.
Shumicën e kohës, duke injoruar problemin dhe duke shpresuar për t’u mos u vënë re në rast se vonoheni mund të funksionojë ndoshta për pak kohë në favorin tuaj por nëse zbulohet, punëdhënësi do të zhgënjehet me ju dhe me shumë mundësi mund t’ju pushojë nga puna.
Të vishesh keq
Perrie Samotin, drejtor editorial në Fashion StyleCaster tha se të veshurit estetikish serioz dhe bukur është një domosdoshmëri, edhe në qoftë se ju punoni në një mjedis rastësor. Në këtë stil pune ju do të duhet të jeni çdo ditë. Veshja sipas një kodi etik të pranueshëm ju jep mundësinë e pëlqimit tek eprorët tuaj dhe rrit shanset e qëndrimit për një kohë më të gjatë nëse krahasohet më ata që vishen jo në mënyrën e duhur etike.
Të refuzuarit për të punuar në grup
Edhe në qoftë se nuk i pëlqeni njerëzit, është e rëndësishme të mësoni të punoni mirë me bashkë –punëtorët tuaj. Duke qenë të pa disponueshëm apo thjesht i vrazhdë është një mënyrë e sigurt për të vrarë karrierën tuaj.
- Çlodhuni mjaftueshëm
Është në rregull nëse ndjeni nevojën për t’u çlodhur qoftë në tavolinën tuaj për të zgjatur këmbët tuaja, ose duke përdorur banjon pas një dite të lodhshme në punë. Kjo mund të përmirësojë produktivitetin.
Një studim i Universitetit të Illinois argumentoi faktin se vëmendja juaj bie konsiderueshëm duke u fokusuar në një detyrë për një periudhë të zgjatur kohe. Për këtë arsye, merrni kohë mjaftueshëm për t’u çlodhur duke rifituar energji për të vazhduar sërish aktivitetin tuaj me të njëjtin ritëm si në fillim.
- Ankesat e gjata
Personat që ankohen në mënyrë konstante në punë mund të krijojnë një atmosferë dhe moral të pakëndshme në grupin e punës. Nëse keni dikë të tillë mundohuni të flisni me të për të kuptuar situatën e tyre, si dhe mundësojini një takim me eprorin për të gjetur një zgjidhje e cila do të mund të risjellë në ekip harmoninë e plotë.
Të flasësh shumë
Çdo zyrë ka një koleg i cili është më i zhurmshëm se të tjerët. A jeni ai person që çdonjeri përpiqet ta mbaj sa më larg? Nëse është kështu, punoni për të qenë më të vetëdijshëm, kur jeni të mirëpritur dhe kur mund të integroheni në një diskutim rreth punës. Duke qenë shumë llafazan jo vetëm që do t’ju pengojë për të bërë detyrat tuaja në punë, por gjithashtu bëhet pengesë për punën e të tjerëve.
Duke u marrë me gjërat personale
Afërsisht 24% e punonjësve janë shprehur se kalojnë të paktën një orë në ditë duke kontrolluar e-mailet personale, mesazhet, Facebook, etj. Rreth 50% e të anketuarve thanë se kalojnë shumicën e ditës së punës, duke shkruar mesazhe në telefon dhe duke folur në telefonin e tyre celular.
Mos harroni se ju ndodheni në punë dhe jo në shtëpi. Është këndshëm për të ditur nëse anëtarët e familjes tuaj mund të dinë se çfarë jeni duke bërë, por kalimet e kohës personale dhe jo të punës, jo vetëm ju shkëpusin nga realizimi i detyrave në kohë, por me shumë mundësi ju vendosin në qendër të listës së personave për largim nga puna.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.