732 mln lekë nga renta e mineraleve – Nga përjashtimi i taksës preken 19 subjekete, 16 kanë raportuar prodhim

Buxheti i shtetit ka arkëtuar 732 milion lekë apo rreth 7.1 mln dollarë nga taksa e rentës minerare për vitin 2020. Shifra përfshin vetëm rentën e paguar për mineralet, ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, rreth 50% e kësaj takse është paguar për mineralin e kromit.
Buxheti i shtetit ka arkëtuar 732 milion lekë apo rreth 7.1 mln dollarë nga taksa e rentës minerare për vitin 2020. Shifra përfshin vetëm rentën e paguar për mineralet, ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore, rreth 50% e kësaj takse është paguar për mineralin e kromit e më konkretisht 384,2 mln lekë lekë. Në vendin e dytë renditet guri gëlqeror e më pas çimento.
Viti që lamë pas ishte i vështirë për sektorin e mineraleve, për shkak të situatës së krijuar nga COVID-19, që u pasua me rënien e kërkesës dhe rënien e çmimit të mineraleve në tregjet ndërkombëtare. Sipas qeverisë, kjo ishte edhe arsyeja për ndryshimin e ligjit “Për taksat kombëtare”, duke përjashtuar mineralet metalore që përpunohen në vend dhe eksportohen në formën e nënprodukteve minerare, sikurse është ferrokromi apo koncentratet e kromit dhe të bakrit nga taksa e rentës minerare për një periudhë 3-vjeçare.
Sipas të dhënave nga AKBN në total nga ky ndryshim duket se preken 19 subjekte, por për vitin 2020 kanë raportuar prodhim 16 prej tyre. Për koncentratin e ferrokromit janë 16 subjekte që kanë raportuar prodhimin e 30 861.5 ton, ndërsa për ferrokromin janë 3 subjekte me një prodhim total prej 53543.72 ton. Ndërkaq, për koncentartin e bakrit operojnë 2 subjekte, me një prodhim të raportuar prej 28181 ton. Efekti financiar negativ në buxhetin e shtetit nga heqja e taksës së rentës minerare për mineralet metalore të përpunuar përllogaritet në 500 mln lekë, për 3 vjet.
Ola Mitre / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.