8 gjëra që duhet të dini përpara se të shkoni të nxiheni në plazh

Fundjava erdhi, dhe nëse keni vendosur që këto ditë të nxehta ti kaloni në det, apo të merrni rreze dielli do ishte mirë të hidhni një sy këshillave të mëposhtme:
- Mos përdorni asnjë krem të vitit të kaluar
Nëse kremin e keni nga viti i kaluar, më mirë të mos e merrni me vete. Nëse ju e lini në diell, rërë, ose gjysmë të hapur atëherë kremi i diellit do ti humbasë vetitë mbrojtëse. Në çdo krem keni datën e skadimit ose numrin e muajve të ruajtjes optimale të produktit, të cilës duhet patjetër ti hidhni një sy.
- Përdorni krem edhe nëse rrini nën çadër
Edhe nëse nuk e preferoni detin dhe rrini shtrirë në rërë, duhet të përdorni krem. Edhe nëse rrini nën hijen e çadrës, gjithashtu duhet të përdorni krem pasi rrezet ultravjollcë mund të depërtojnë edhe mbi të.
- Mbani një sytë te ora
Keni kujdes nga rrezatimi dhe intensiteti i rrezeve UVB, rrezet më të rrezikshme, që janë “përgjegjëse” për djegien e lëkurës. Këto rreze janë maksimale nga ora 11:00 deri në orën 16:00. Shmangia dhe ekspozimi në diell gjatë kësaj periudhe kohore, do të reduktojë ndjeshëm rrezikun e djegies së lëkurës nga dielli, dhe në këtë mënyrë do të shmangni “kancerin e lëkurës” që vjen nga ekspozimi në diell.
- Nëse ju vendosni krem do të nxiheni më pak
Nëse doni të keni një lëkure të nxirë bukur atëherë duhet ta merrni në mënyrë graduale. Trupin tuaj duhet ta lyeni me krem 15 minuta para ekspozimit në diell, dhe duhet të vendosni përsëri në trupin tuaj pas dy orësh. Në ditët e para trupin tuaj duhet ta lyeni me një krem me mbrojtje mesatare (faktor 15-25), dhe pasi të kenë kaluar 5 ditët e para merrni një krem tjetër me mbrojtje më të ulët.
- Zgjidhni kremin me mbrojtjen e duhur në bazë të lëkurës që keni
Lëkura është e ndryshme prandaj edhe reagimi ndaj diellit është i ndryshëm.
- Nëse keni një lëkurë të zbehtë dhe flokë biond, keni mungesë të madhe të melaninës dhe kjo gjë ju bën që të jeni më të ndjeshëm ndaj djegies dhe skuqjes së lëkurës. Në këtë mënyrë ju duhet të kufizoheni në daljet tuaja në diell.
- Nëse lëkura juaj është e zbehtë dhe flokët janë ngjyrë kafe e lehtë, atëherë duhet të përdorni faktorët për mbrojtje të plotë kundër diellit.
- Nëse keni një lëkurë mjaft të errët dhe flokë gështenjë, mund të përdorni një krem mbrojtës të mesëm ose të lartë.
- Për flokë të dredhur, lëkure pak të errët duhet të përdorni një krem me mbrojtje të vogël ose të mesëm.
- Njerëzit me flok të “kuq” duhet të kenë kujdes me lëkurën e tyre
Njerëzit me flokë të kuq janë ata më të prekurit nga “kanceri i lëkurës” ndaj edhe ekspozimi në diell duhet të jetë tepër i kujdesshëm.
- Kini kujdes lëkurën e fëmijëve
Fëmijët janë të parët që duhet të mbrohen nga dielli. Koha më e mirë që fëmijët të dalin në plazh janë ose orët e para të mëngjesit ose pasi të ketë rënë dielli. Në këtë mënyrë ata do të marrin rrezet e duhura të diellit dhe vitaminën D.
- Rrudhat
Pjesa e fytyrës është mjaft delikate dhe rrudhat krijohen lehtë. Nëse fytyra ekspozohet në diell e humbet elasticitetin. Përpiquni të mbroni fytyrën tuaj me krem të posaçëm dhe të mos e ekspozoni shumë në diell. Në rast se nuk tregoheni të kujdesshëm, kolagjeni dhe elasti të cilat janë dy proteina që ruajnë elasticitetin e lëkurës nuk do të luajnë më rolin e tyre dhe ka të ngjarë t’ju krijohen njolla dielli në fytyrë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.