8 mënyrat për të bërë që paratë tuaja të funksionojnë për ju

Si mund t’i përdorni paratë që të funksionojnë për ju? Kjo është një pyetje e cila sa e vjetër, vazhdon ende të torturojë mendjet tona sot edhe kësaj dite. Nuk ka një përgjigje konkrete, ose një mënyrë të vetme për të bërë atë. Në fakt, pothuajse të gjithë mund të gjeni nga një mënyrë të përshtatshme për të vënë në funksionim paratë tuaja. Më poshtë, Bussiness Insider mblodhi tetë metodat për të filluar aty ku e keni lënë.
Hapni një llogari kursimi
Sean Gould, një strateg i njohur dhe një projektues i certifikuar financiar shpjegon se përpara se të shpenzoni paratë, së pari do t’ju duhet të hapni një llogari kursimi emergjente e cila të përballojë rreth gjashtë muaj shpenzimet mujore nëse një ditë ndodheni pa punë. Për këtë arsye mund të hapni një llogari kursimesh emergjente, pavarësisht se sot normat e interesit janë thuajse drejt zeros.
Zhvilloni të ardhurat pasive
Të ardhurat pasive janë paratë të cilat fitohen me pak mund apo me pak shpenzime. Format më të zakonshme të këtyre parave janë p.sh investimet në pasuri të patundshme, një partneritet biznesi, apo duke gjeneruar para nga videot në Youtube apo Facebook. Mjafton pak intuitë dhe mund të filloni të zhvilloni këto lloj të ardhurash, të cilat mund t’ju ndihmojnë në ngritjen e një pasurie më të shpejtë se e zakonshmja.
Ruani llogaritë për daljen në pension
Ju duhet të filloni të hiqni para për një kohë e cila mund të duket larg, por ja që vjen. Për të përfituar maksimalisht ju duhet të paguani rregullisht kontributet, në mënyrë që të përvetësoni pensionin maksimal kur të vijë koha. Një faktor tjetër i rëndësishëm është dhe shfrytëzimi maksimal i recetave apo vizitave të rimbursuara nga shteti. Kërkoni gjithmonë për ato farmaci të cilat rimbursojnë ilaçet, si dhe spitale për të cilat ju keni paguar kontributet shëndetësorë. Ruajta e parave dhe shfrytëzimi maksimal i kontributeve, do ju mundësojë të zgjeroni apo mbani në gjendje të mirë llogaritë tuaja të daljes në pension.
Investo në treg
Investimi në tregje është një lëvizje e cila do kurajo dhe zgjuarsi. Mbajtja pasive e parave tuaj për një periudhë nga 3 – 6 muaj mund të jetë një humbje apo zhvlerësim për shkak të inflacionit. Kërkoni gjithmonë për alternativa të investimit në bursë apo treg, të cilat do të mund t’ju sjellin para në një plan më afatgjatë dhe më fitimprurës.
Zgjidhni me kujdes kartat e kreditit apo kartat e promocioneve
Përdorimi i kartave të kreditit ndoshta janë kthyer në një trend apo në një mbështetje morale pa të cilën njerëzit nuk mund të bëjnë dot pa to. Të paktën ju duhet të mësoni t’i përdorni kartat atëherë kur duhet. Gjithashtu ka dhe karta promocionale për aktivitete të ndryshme blerjesh, të cilat ofrojnë zbritje të mëdha apo dhurata pas një grumbullimi pikësh. Por kujdes! Grumbullimi i pikëve do të thotë të shpenzoni më shumë. Gjithashtu, mos u bëni preh e promocioneve të cilat ju nuk do të mund t’i përfitoni në një plan afatshkurtër. P.sh, mund të blihet për të përfituar pikë nga biletat e fluturimeve nuk do të kishte asnjë efekt pozitiv nëse ju nuk udhëtoni shpesh me avion.
Bëhuni një partner i heshtur në një biznes të ri
Fillimi i një biznesi mund të jetë e rrezikshme apo e lodhshme, por nëse jeni të suksesshëm atëherë ajo do jua shpërblejë. Por nëse nuk jeni të interesuar të lodheni aq shumë, ju mund të vendosni të bëheni një investitor në biznesin e dikujt tjetër, apo siç quhet ndryshe një partner i heshtur. Në këtë lloj biznesi duhet të përballeni me të mirat dhe të këqijat që mund të sjellë. Ju do të mund të fitoni para pa pasur nevojën e të ndjekurit të aktivitetit ditor të biznesit, apo ndërhyrë në problemet apo vështirësive që ky biznes përballet. Ju do të mund të merrni pa stres në fund të vitit normën tuaj të interesit apo dividendit. Por nga ana tjetër, nëse gjërat nuk shkojnë siç duhet, biznesi shkon keq, vendimmarrja nuk është më në dorën tuaj, dhe ju mund të përballeni me humbje apo dhe falimentim të saj. Ndaj zgjedhja e partneritetit të heshtur kërkon kujdes dhe guxim.
Investoni në pasuri të patundshme
Investimi në pasuri të patundshme mund të jetë një opsion i mirë nëse nuk dini se ku t’i investoni paratë apo nuk doni të përballeni me inflacionin apo risqet e tjera. Ju mund të investoni në blerjen e një prone, qoftë kjo një tokë, apartament, apo vilë. Të jeni të sigurt se investimi në pronë të patundshme është një investim i sigurt dhe më shumë mundësi do të mund të përfitoni prej saj në një moment të dytë. Kjo nuk do të thotë se ju nuk duhet të bëni kujdes në zgjedhjen e saj. Kërkoni për okazione si dhe prona të cilat kanë avantazhe krahasuar me pronat e tjera.
Investoni në një diplomë profesionale ose certifikim
Një tjetër mënyrë që paratë tuaja të mund të funksionojnë është duke rritur vlerën tuaj në tregun e punës. Nëse keni kohë dhe para për të investuar në avancimin e arsimimit tuaj, mund ta bëni veten më të tregtueshëm duke marr fitime më të larta në një të ardhme të afërt. Edukimi dhe rritja profesionale nuk do ju lërë asnjëherë në baltë. Nëse nuk keni para për të ndjekur një kurs apo një master, kërkoni për alternativa të cilat mund të jenë falas, apo nëpërmjet bursave. Nëse keni një ëndërr për të ndjekur apo për ta kapur, gjithmonë do t’ju krijohen mundësitë, nëse vërtet mundoheni për t’ia arritur.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.