8 raste të reja pozitive me Covid – Trefishohet numri i testimeve gjatë këtij muaji
Në komunikimin e përditshëm të Ministrisë së Shëndetësisë, është bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 238 testime ku 8 prej tyre kanë rezultuar pozitiv, duke e çuar në 850 numrin total të të infektuarve në të gjithë vendin.
Numri i rasteve të reja janë përkatësisht: Në Tiranë 3 raste, Kruje 2 raste, Shkodër, Fier dhe Kamëz nga 1 rast.
Nga numri total i të prekurve 620 prej tyre janë të shëruar ndërsa 199 raste janë ende aktiv me Covid-19.
Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se është trefishuar numri i testimeve gjatë këtij muaji.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale apelon për qytetarët që të vazhdojnë të respektojnë distancimin fizik dhe të mbajnë higjienën personale, po ashtu bizneset e hapura të respektojnë me rigorozitet protokollet e sigurisë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.