8 takime për të diskutuar problematikat e sipërmarrjes – Ministrja Qato prezanton Kalendarin
Ministrja e Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Sonila Qato, ka publikuar kalendarin e ngjeshur të muajit Mars, i cili mesa duket do të adresojë të gjithë problematikat e sjella nga sektori privat.
Duke nisur nga data 12 Mars, deri më 28 Mars, do të organizohen 8 tryeza sektoriale me pjesëmarrjen e grupeve të interesit dhe zv. ministrave të fushës.
Krahas problematikave, do të diskutohen edhe propozimet dhe rekomandimet që vijnë nga sipërmarrja, në mënyrë që të bëhet zhvillimi i mëtejshëm i çështjeve të evidentuara.
Tryezat do të mbulojnë fushat e: Kulturës, Turizmit, Mjedisit, Ekonominë, Punësimin, Infrastrukturën, Shëndetësinë, Bujqësinë, Energjetikën dhe Inspektoratet. (Kalendari i plotë)
Problematikat janë evidentuar përmes kontakteve direkte të sipërmarrësve me ministren e shtetit, si dhe përmes plotësimit të pyetësorit për biznesin dhe regjistrit të ankesave në faqen e kësaj ministrie.
A.H./SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.