80 mln euro pasuri të paligjshme, ILDKPKI: 1.335 nëpunës konflikt interesi, 436 gjoba, 32 kallëzime
Nga hetimet e ILDKPKI ka rezultuar se 1.335 zyrtarë të administratës kanë konflikte interesi apo kanë depozituar të dhëna të pavërteta lidhur me pasuritë e tyre.
Sipas raportit të paraqitur në Kuvend nga kreu i këtij institucioni Shkëlqim Ganaj, ndaj subjekteve me shkelje janë marrë në total 436 masa administrative ‘gjobë’, ndërkohë që 32 raste janë dërguar në Prokurori.
Të dhënat e raportit të ILDKPKI referojnë nivelin e lartë të pasurive të fituara në mënyrë të paligjshme e cila dyshohet se deri në 31 dhjetor 2017 arrin deri në 80 milion euro.
Problem për punën e ILDKPKI, mbetet mungesa e aksesit të drejtpërdrejtë në regjistra të ndryshëm publik, si dhe baza të dhënash të institucioneve të caktuar.
Lorenc Rabeta/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.