822 mijë euro për zhvillimin rajonal – Financohen 16 projekte, apel për decentralizmin
Rreth 822 mijë euro do të shkojnë për financimin e 16 projekteve të përzgjedhura nga bashkitë në të gjithë vendin, me qëllim përmirësimin e kushteve social –ekonomike të komuniteteve lokale, duke adresuar zgjidhje investimesh lokale në shkallë të vogël në fushën e turizmit, arsimit, sportit, kulturës dhe infrastrukturës komunitare. Fondet jepen nga qeveria zvicerane dhe austriake përmes Programit për Zhvillimin Rajonal Shqipëri. Në total kanë aplikuar 47 bashki.
“Zhvillimi i rajoneve të forta ka rëndësi thelbësore në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE. Reduktimi i pabarazive në Shqipëri duke mbështetur zhvillimin e rajoneve të forta nëpërmjet mirëpërdorimit të potencialeve që gëzojnë, mund të sigurojë kushte të mira sociale dhe ekonomike për qytetarët”.
Ndërsa përfaqësuesit e ambasadave të Zvicrës dhe Austrisë vunë theksin tek decentralizimi dhe tek ecuria që duhet të bëjë vendi ynë në përputhje me kërkesat e Bashkimit Europian, si kusht edhe për përthithjen e fondeve .
“Vendi ka nevojë për strategji dhe duhen politika të qarta zhvillimi. Mbështesim fort procesin e decentralizimit dhe zhvillimi rajonal duhet të ecë përkrah reformës administrative-teritoriale. Qeveria po merr vendime të rëndësishme sa i përket zhvillimit rajonal dhe shpresoj që kjo të ndikojë në decentralizimi.
“Jemi të surpizuar pozitivisht nga bukuritë e këtij vendi, por të surprizuar gjithashtu negativisht sa i përket varfërisë që ka në këtë vend. Po krijojmë infrastrukturë për zhvillimin rajonal në përputhje me procesin e integrimit. Nëse vendi nuk është i përgatitur për këtë, do të jeni në telashe, pasi nuk do të jeni të aftë të përthithni fonde. Duhet të jeni gati të përthithni më shumë fonde nga sa po japim sot për Shqipërinë. Rajonet shqiptare kanë shumë potencial për zhvillimin e bizneseve në fushën e turizmit dhe agroturizmit. Zhvillimi rajonal kërkon shumë angazhim”.
16 projektet e përzgjedhura, që do të financohen, u prezantuan përpara grupeve të interesit dhe institucioneve të ndryshme dhe së shpejti nis implementimi i tyre.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.