833 mln lekë detyrime të reja! Financave nuk po u funksionon strategjia
Fondet buxhetore duhet të disbursoheshin sipas projekteve të parashikuara më parë. Ndërkohë “historiku” i krijimit të detyrimeve të prapambetura vazhdon për financat publike dhe sipërmarrjet private që kryejnë punë apo shërbime publike.
Referuar të dhënave më të fundit të Ministrisë së Financave, rezulton se vetëm për periudhën Nëntor-Dhjetor 2016, vlera e detyrimeve të prapambetura të krijuara nga institucione të ndryshme arrin në 833 milionë lekë.
Po sipas këtyre të dhënave institucionet që kanë krijuar më tepër detyrime të prapambetura janë për periudhën Janar 2015-Dhjetor 2016:
-Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës 371 milionë lekë, ku thuajse 50 % të tyre i ka Autoriteti Rrugor Shqiptar.
Ministria e Transportit dhe Infrastrukturës | 371 milionë lekë (ku thuajse 50 % të tyre i ka Autoriteti Rrugor Shqiptar) |
Ministria e Arsimit dhe Sportit | 20.2 milionë lekë |
Ministria e Drejtësisë | 15.5 milionë lekë |
Ministria e Shëndetësisë | 6 milionë lekë |
Ministria e Punëve të Brendshme | 241.4 milionë lekë |
Ministria e Bujqësisë | 4.1 milionë lekë |
Ministria e Zhvillimit Ekonomik | 0.6 milionë lekë |
Ministria e Financave | 56.5 milionë lekë |
Ministria e Mirëqënies Sociale | 5.9 milionë lekë |
Ministria e Zhvillimit Urban | 22.2 milionë lekë |
Ministria e Kulturës | 14 milionë lekë |
Ministria e Mjedisit | 43.5 milionë lekë |
Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve | 31.6 milionë lekë |
Ministria e Energjisë dhe Industrisë, Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Mbrojtjes dhe Ministria e Integrimit Evropian–raportojnë që nuk ka krijuar detyrime për këtë periudhë.
Violeta Shqalsi/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.