9 fotot më të mira të vitit 2017– Ja se si mund ta shpërndani kolazhin tuaj në Instagram
Është përsëri ajo periudhë e vitit kur rrjetet sociale janë të mbushura me kujtimet se si e kaluam këtë vit që po shkon. Askund nuk funksionon më mirë se në Instagram ku me siguri keni parë deri tani se miqtë tuaj po ndajnë 9 fotografitë më të mira të vitit. Nëse doni të krijoni dhe ju diçka të tillë për kujtimet tuaja, më poshtë do të gjeni se si ta bëni këtë.
- Shkoni te 2017BestNine
- Futni emrin tuaj të Instagram dhe klikoni Get
- Faqja e internetit do të bëjë bashkimin e nëntë fotove tuaja më të njohura, si dhe do t’ju informojë se sa pëlqime keni marrë gjatë vitit
- Më poshtë klikoni “Photo only version”
- Me të djathtën klikoni imazhin dhe shtypni “Save image As”
Ka disa mënyra që ju mund ta ngarkoni atë foto nga kompjuteri juaj në Instagram.
Mënyra më e lehtë është ta dërgoni me email tek vetja juaj, ta shkarkoni në telefonin tuaj dhe pastaj ta ngarkoni në Instagram me hashtag #2017bestnine.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.