9 gjëra që njerëzit e pasur bëjnë çdo ditë

Paraja nuk mund të blejë çdo gjë, megjithatë disa gjëra po. Këtë gjë të pasurit e dinë mjaft mirë. Në fakt, shumë njerëz të pasur kanë një sërë zakonesh dhe sjelljesh që kryejnë çdo ditë për të qëndruar të fokusuar, energjik dhe të motivuar në mënyrë që të rrisin pasurinë e tyre. Pra, nëse ju doni të bëheni të pasur si ata, kopjoni zakonet e tyre. Ja se çfarë njerëzit e pasur bëjnë rregullisht çdo ditë.
- Ruajnë qetësinë
Për t’u bërë një milioner, ju duhet të adaptoni “personalitetin miliona dollarësh” dhe kjo kërkon mbajtjen nën kontroll të qetësisë tuaj në situata të vështira ose të pakëndshme. Në këtë përfundim kanë arritur disa studime, dhe libra, ku një ndër më të njohurit “Rich Habits” e botuar nga Corley shkruan se 43% e të varfërve e humbin temperamentin të paktën njëherë në muaj kundrejt 19% të të pasurve.
- Vendosin dhe i qepen nga pas qëllimit
Kjo këshillë vjen nga Idan Shpizear, i cili vuri bast $3.000 në një biznes 27 milion dollarësh “911 Restoration”, i cili ndihmon pronarët e shtëpive të rikuperohen nga dëmtimi i ujit. Ai shprehet se fokusimi tek qëllimi bën diferencën mes të mbijetuarve dhe suksesit. “Një pjesë e njerëzve hidhen drejt e në biznes, por nuk kanë një vizion apo strategji apo qëllime,” shprehet ai. “Nëse ju shkoni nëpër këtë proces çdo ditë, jeta juaj do të ndryshojë”
- Mbajnë listën e të bërit të gjërave të përditësuar
Në librin e tij “Rich Habits”, Corley argumenton një tjetër zbulim: Njerëzit e pasur dhe të suksesshëm përditësojnë listën e të bërit të gjërave për të arritur qëllimet e tyre. Në fakt, kërkimi i tij tregoi se 81% e të pasurve përditësojnë listën e të bërit çdo ditë të gjërave kundrejt 19% e njerëzve të varfër.
“Njerëzit e suksesshëm janë të mirë orientuar”, shprehet Corley në librin e tij. Ata krijojnë objektivat e tyre në çdo moment. Objektivat ditore ata i hedhin në listën e gjërave të përditshme që duhet të bëjnë.
Kështu përpara se të filloni ditën, përpiloni një listë me objektiva apo qëllimeve ditore. Listoni vetëm ato gjëra që kanë një probabilitet realist për t’u bërë – 80% shanse që mund të realizohen atë ditë, shprehet Corley. Renditini gjërat në listë sipas rëndësisë dhe vendosni një kohë specifike që mund t’i realizoni. Në fund të ditës, vlerësoni listën. Kjo ju përmirëson në përllogaritjen e saktë të gjërave ditore.
- Nuk shikojnë TV
Ky “ves” ka të bëjë më përdorimin produktiv të kohës, gjithmonë sipas Corley në faqen e internetit Rich Habits. Sipas tij, vetëm 23% e të pasurve pranojnë të shohin më shumë se 1 orë në ditë TV, krahasuar me 77% të njerëzve të varfër. Kjo do të thotë se këto orë i hiqen mundësisë për të lexuar dhe shtuar horizontin. Për këtë arsye, të parit TV është një zakon i të varfërve dhe jo i të pasurve.
- Bashkëpunojnë
Njerëzit e pasur shpenzojnë kohën duke rritur rrjetin e tyre të influencës, si nëpërmjet organizatave e bizneseve, Linkedin, apo grupeve të tjera të interesit.
Për të rritur influencën tuaj, fillo zgjerohu në rrjetin tuaj ekzistues në fillim. Përshembull, kërkoni për shok të shkollës apo profesorë, lidhuni me koleg që keni pasur dhe keni, apo pyesni miqtë dhe pjesëtaret e familjes nëse mund t’ju ndihmojnë të lidheni me njerëz që ju interesojnë.
- Edukojnë veten e tyre
Leximi, dëgjimi i seminareve, apo publikimet. Çfarëdo forumi që rrit njohuritë e tyre, të pasurit e absorbojnë. Kërkimi sipas Corley tregon se 63% e njerëzve të pasur, dëgjojnë librat audio gjatë kohës në punë kundrejt 5% e njerëzve të varfër.
Libra audio mund të gjeni falas në faqet e internetit si ThoughtAudio.com, OpenCulture.com dhe shumë të tjerë.
- Investojnë
Investimi mund të duket sikur nuk kërkon tru, nëse je i pasur, keni mjaft para për të investuar, vërtetë? Por njerëzit e pasur kërkojnë, dhe investojnë në të ardhmen e tyre, në bazë ditore.
- Bllokojnë kohën e tyre
Autori më i shitur sipas New York Times, Brendon Burchard, i cili renditet në krah të personaliteteve si Oprah, Bill Gates, Richard Branson, Tony Robbis, Arianna Huffington, etj, është një avokat i bllokimit të kohës nga ana juaj.
Krijoni blloqe skedulimesh të kohës ku bëni vetëm një gjë, shprehet ai. Përdoreni këtë bllok të kohës për të lëvizur para në jetë, krijoni art, strategji, të punoni vetëm mbi një aktivitet të rëndësishëm. Nëse nuk keni bllokim të kohës, vendoseni sot në kalendar ku të shkruani gjërat që kanë rëndësi, jeni duke humbur kohë dhe terren
- Dinë kur të bëjnë pushim
Sipas një artikulli në Inc.com, sipërmarrësit dhe biznesmenët e suksesshëm, e dinë se kur është koha që duhet të bëjnë pushim. Shpesh-herë, një i punësuar apo pronar bie në rutinën e përditshme të punës apo të punuarit vonë çdo pasdite, duke menduar se puna më gjatë është më produktive. Ironia e këtij shkrimi është “ Ndalo punën në orën 5 ose 6 pasdite, dhe mos u merr më me gjëra që lidhen me punën, si e-maile apo telefon, deri ditën tjetër.
Ada Xhagolli/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.