9 mënyrat më efikase për tu bërë një folës publik më i sigurt, sipas një eksperti të komunikimit

Rruga drejt aftësive më të mira të të folurit publik do të thotë të ndërmarrësh hapa të vegjël por të menaxhueshëm, në mënyrën tënde dhe me ritmin tënd.
Michael Thompson është një këshillues karriere dhe komunikimi i cili ndihmon drejtuesit e biznesit dhe sipërmarrësit të krijojnë më shumë mundësi duke ndërtuar marrëdhëniet e duhura. Në fëmijërinë e tij ai ka pasur probleme me komunikimin publik gjë që e ndihmoi atë të trajnohej dhe të krijonte metoda të reja të cilat do e ndihmonin në fjalime të ndryshme. Ja disa mënyra për t’u bërë një folës publik më i sigurt sipas Thompson:
Shkruani frikën dhe qëllimet tuaja
Merrni ca kohë të mendoni se ne çfarë mënyre vjen frika juaj dhe çfarë ndikimi ka pasur ajo tek ju si personalisht ashtu dhe profesionalisht. Më pas shkruani mënyrat e shumta për të kapërcyer këtë frikë dhe si mund t’ju shtyjë përpara dhe t’ju sjellë kënaqësi. Përshkruani si do të dukej jeta juaj nëse do të ishit një folës publik i sigurt. Çfarë mund të ndryshojë?
Regjistroni veten duke folur për qëllimet tuaja të të folurit publik
Tani, flasim për frikën dhe qëllimet tuaja të të folurit publik ndërsa regjistroni veten. Ky është një ushtrim i shkëlqyeshëm për disa arsye: Rehatia para kamerës ka një mënyrë për ta bërë skenën të ndjehet më pak frikësuese më vonë. Ju shtyn të mendoni se si ta strukturoni më mirë historinë tuaj. Ekziston fuqia për t’i dhënë një zë frikës tuaj dhe të pohoni saktësisht se çfarë planifikoni të bëni në lidhje me të. Niseni regjistrimin me fjalime pa skenar deri sa ju të fitoni siguri me kamerën dhe me komunikimin.
Regjistroni fjalimin tuaj edhe 10 herë të tjera dhe kritikoni secilin prej tyre
Pse disa njerëz duken si natyralë në të folurit publik? Sepse dikur i dhanë vetes leje për të përvetësuar fjalimet publike. Ju duhet të bëni të njëjtën gjë. Regjistrimi i vetes vetëm për tre minuta çdo ditë është investimi i vetëm më i mirë që mund të bësh për të përmirësuar aftësitë e të folurit. Ndoshta pas një fillimi të vështirë, fjalimi kthehet në një zakon dhe vëreni një ndryshim në gjuhën e trupit tuaj. Ndoshta ju shmangni duke thënë fjalë mbushëse për një shtrirje më të mirë. Ndoshta pas herës së katërt, prezantimi juaj fillon të tingëllojë më tërheqës. Mblidhni çdo fitore që mundeni.
Pas njohjes së mirë të zërit tuaj kaloni në një audiencë lokale
Nëse ndjeheni më të qetë në shtëpi, ftoni një mik. Bëhuni komod. Pini diçka nëse ju ndihmon që fjalët tuaja të rrjedhin. Pastaj thjesht ndani një histori që një ditë mund të dëshironi t’i tregoni një grupi më të madh njerëzish. Ju lejohet të jeni të qetë ndërsa bëni diçka të pakëndshme.
Shkoni në një fjalim dhe bëni një pyetje
Një mënyrë e shkëlqyer për të fituar më shumë besim është duke u futur shkurtimisht në qendër të vëmendjes dhe pastaj të dilni nga ajo. Shkoni në një fjalim ku flitet për tema të ndryshme, paraqitni veten, bëni pyetjen tuaj, uluni, merrni frymë dhe festoni faktin që e jeni bërë të gjallë.
Postoni video duke folur në mediat sociale
Ju me siguri e dini që në Instagram dhe YouTube, njerëzit regjistrojnë veten duke folur për gjithçka. Për të folurit publik, ky mund të jetë një ushtrim i shkëlqyeshëm. Ju madje mund t’u njoftoni ndjekësve tuaj se keni frikë të flisni në publik dhe të pyesni nëse dikush ka ndonjë këshillë. Aty mund të merrni shumë mbështetje dhe këshilla që ju ndihmojnë.
Rekrutoni një partner që flet në publik
Shanset janë të larta që ju të keni miq që dëshirojnë të përmirësojnë aftësitë e tyre në të folurin publik gjithashtu. Pyesni një ose dy prej tyre nëse dëshirojnë të bashkohen dhe të përballen së bashku me këtë frikë. Ju mund të kritikoni videot e njëri-tjetrit ose të intervistoni njëri-tjetrin për tema të ndryshme. Të kesh një partner përgjegjës mund ta bëjë tërë misionin më motivues dhe argëtues.
Gjeni audiencë me nivele të ulëta
Para se të jepni një prezantim të rëndësishëm përpara 50 kolegëve, kërkoni audiencë më pak frikësuese. Kjo mund të thotë që ju të bëheni vullnetarë dhe të flisni për karrierën tuaj, shkollën ose të këndoni karaoke në një bar me zë të lartë.
Praktikoni një bisedë të vërtetë në një skenë me disa miq ose bashkëpunëtorë
Pasi të keni kaluar këto hapa, është koha për të dhënë një fjalim të vërtetë përpara një audiencë të vërtetë. Mblidhni disa shokë ose bashkëpunëtorë dhe kërkoni që ata të ndajnë një feedback të veçantë. Interesohuni nëse fjalimi çalonte diku apo për ndonjë problem me gjuhën e trupit. Më pas bëni të njëjtën gjë me grupe të ndryshme.
Nebi Xhomaqi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.