9 mënyrat se si të ruani para në pikun e sezonit veror

Nëse doni të ruani para në pikun e sezonit të pushimeve, ja disa këshilla më poshtë:
1. Planifikoni përpara
Nëse jeni duke rezervuar udhëtimin tuaj, biletat e avionit, të trenit, apo të hotelit, dhe dëshironi çmimin më të ulët për sezonin që po vjen, atëherë ka ardhur koha të filloni rezervimet. Prenotoni paketën më të mirë me çmime më të ulta. Shikoni për ato hotele që nuk paguani për fëmijët tuaj. Mos prisni të prenotoni në minutën e fundit, pasi çmimet mund të rriten me gati dyfish për shkak të kërkesës së madhe.
2. Mund të ndërroni shtëpi
Nëse keni një shtëpi në plazh apo në ndonjë zonë të veçantë, tashmë trendi i fundit i pushimeve mund të realizohet dhe duke ndërruar shtëpitë në kohën e sezonit të plazhit. Disa faqe online si homeexchange.com apo homebase-hols.com jua ofron këtë mundësi.
3. Harrojini pishinat private
Vilat me qira të cilat kanë dhe pishina private ja shtojnë shumë vlerën gjatë sezonit të plazhit. Vendosni për shtëpi të cilat nuk kanë pishina, në mënyrë që të kurseni një pjesë të mirë të parave.
4. Udhëtoni gjatë ditëve të javës
Udhëtimi gjatë ditëve të javës është gjithmonë më e lirë se fundjava. Gjithashtu, përveç çmimit më të lirë, do të keni aeroporte më të qeta dhe ushqime më të mira në hotele, kjo pasi fundjava është gjithmonë e populluar.
5. Udhëtoni në fund të muajit Maj
Sezoni në fund të Maj-it ofron çmime fantastike në rezorte dhe hotele. Edhe pse buze detit çmimet janë gjithmonë të kripura, në këtë muaj, çmimet do të jenë thuajse 30-50% më lirë se sezoni i verës qershor-gusht. E vetmja gjë që duhet të shikoni me kujdes është moti.
6. Udhëtoni në mes ose fund të muajit Gusht
Krahasuar me muajin Maj, në Gusht do të mund të gjeni çmime pak më të larta, por gjithsesi mund të gjeni çmime shumë të mira nëse duroni deri në këtë periudhë. Nëse nuk keni mundësi të prenotoni në muajin Maj, merrni në konsideratë të prenotoni në këtë periudhë.
7. Shkoni në Spanjë, Portugali ose Francë
Shanset më të mira për oferta të leverdisshme mund ti gjeni pikërisht në këto shtete. Ka më shumë fluturime se çdo shtet tjetër në këto 3 shtete, si dhe mund të gjeni rezervime pavarësisht nëse jeni vonë me prenotim. Gjithashtu në këto shtete do të mund të gjeni çmime të mira dhe të leverdisshme krahasuar me vendet e tjera turistike.
8. Ruani para nga marrja me qera e makinës
Shumica e rezervimeve të hoteleve shoqërohen me reklama për të prenotuar një makinë më qera, duke ju ofruar çmime konkurruese. Mos e humbisni rastin, vlerësoni ofertat, dhe kurseni disa para nëse nuk doni ti lini prenotimet për momentin e fundit.
9. Udhëtoni në muaj të ndryshëm jashtë sezonit, gjatë pushimeve në shkollë
Nëse jeni familjar dhe dëshironi të kaloni pushime të këndshme, merrni në konsideratë të vizitoni vende tërheqëse të cilat mund të vizitohen dhe në muajt jashtë sezonit, në festa apo ditë që nuk ka shkollë. Përshembull Roma është një destinacion mjaft i bukur dhe tërheqës për t’iu treguar fëmijëve. Mund të prenotoni një apartament në Airbnb.com me shumë pak para, si dhe mund të gjeni bileta ekonomike nëse prenotoni një muaj më parë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.