9 Miliardë dollarë për kompaninë kinematografike MGM – Amazon në negociata për blerjen e markës historike

Amazon thuhet se po negocion për të blerë kompaninë e filmit dhe televizionit MGM për rreth 9 miliardë dollarë (7,4 miliardë euro).
Negociatat, sipas raporteve të Bloomberg, kanë qenë duke u zhvilluar për disa javë dhe kreu i Amazon TV Mike Hopkins dhe presidenti i MGM Kevin Ulrich janë ulur në diskutime prej kohësh në tryezë.
Metro-Goldwyn-Mayer, fondi i Anchorage Capital i së cilës përfaqëson aksionerin më të madh, ka muaj që kërkon një blerës.
Blerja e mundshme e MGM do të lejojë Amazon të forcojë më tej ofertën e saj në Prime Video. (Ansa)
E . S / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.