90% e Bitcoin është minuar – Ja sa vite duhen për 10% e mbetur!

Edhe pse për një kohë të shkurtër qëndroi në mbi 50,000 dollarë, çmimi i bitcoin u tërhoq në fillim të javës.
Kriptomonedha më e madhe për nga vlera e tregut po tregtohet me rreth 47,358 dollarë që nga e hëna pasdite, sipas Coin Metrics.
Kriptovalutat e tjera kryesore janë gjithashtu në rënie, duke përfshirë eterin, kriptomonedhën e dytë më të madhe. Ether aktualisht tregtohet me rreth 3,813 dollarë.
90% e furnizimit total të bitcoin është minuar
Që nga mëngjesi i së hënës, 90% e furnizimit total të bitcoin prej 21 milionë është minuar, sipas të dhënave nga Blockchain.com.
Pjesa e mbetur nuk pritet të minohet deri në shkurt 2140. Deri atëherë, minatorët mund të vazhdojnë të fitojnë bitcoin.
Bitcoin funksionon në një model të provës së punës, që do të thotë se minatorët duhet të konkurrojnë për të zgjidhur probleme komplekse matematikore për të vërtetuar transaksionet. Nuk është një proces i lehtë, arritja e 90% mori 12 vjet.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.