90% e verës së importuar është jo cilësore – Prodhuesit: Të vendosen kritere për kompanitë importuese!

Prodhuesit e verës kërkojnë nga Ministria e Bujqësisë që të përcaktohen treguesit e origjinës dhe ti vendoset fre importit pa kriter dhe pa cilësi, i cili për shkak të kostos së lirë e bën produktin “Made in Albania” më pak konkurrues.
Sipas tyre, aktualisht 90 për qind e verës së importuar është jashtë standardeve. Shqetësimet u ngritën gjatë seancës dëgjimore me grupet e interesit për ligjin mbi vreshtarinë dhe verën në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese.
Edhe deputeti Agron Duka si njohës i sektorit, ka ngritur shqetësimin se qeveria shqiptare duhet të jetë më e kujdesshme në mbrojtjen e produkteve vendas e kundrejt atyre të importi.
Një shqetësim tjetër i ngritur në komision lidhet me subvencionet e ulëta që jepen në këtë sektor, në krahasim me vendet e rajonit dhe me gjerë, që ndikojnë edhe në konkurrencë.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.