FED rrit normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindje – Në dy takimet e ardhshëm pritet sërish rritje!
Rezerva Federale rriti normën bazë të interesit me gjysmë pikë përqindjeje, rritja më e madh në 22 vjet dhe shefi i bankës qendrore të SHBA bëri një thirrje të drejtpërdrejtë për amerikanët që po luftojnë me inflacionin e lartë për të rezistuar, ndërkohë që zyrtarët po marrin masa të vështira për ta vënë nën kontroll.
Në një lëvizje të pritshme gjerësisht, Fed vendosi normën e saj të synuar të fondeve federale në një hapësirë midis 0.75% dhe 1% në një vendim unanim, me rritje të mëtejshme në kostot e huamarrjes ndoshta të përmasave të ngjashme që mund të pasojnë.
Kreu i Fed-it, Jerome Powell, megjithatë, u tha gazetarëve se një rritje e normës deri në tre të katërtat e një pikë përqindjeje nuk është diçka që zyrtarët “po e konsiderojnë aktivisht”. Fed tha se do të fillojë muajin e ardhshëm të zvogëlojë rreth 9 trilionë dollarë rezervë të aseteve të akumuluara gjatë pandemisë së koronavirusit në një lëvizje tjetër për të vënë nën kontroll inflacionin.
Tregjet amerikane të aksioneve u rritën ndjeshëm pas njoftimit, pasi Powell frenoi zërat mbi idenë e rritjes së normave me 75 pikë bazë në të ardhmen e afërt. Yield-et e obligacioneve të qeverisë u ulën, ndërsa dollari u dobësua kundrejt një shporte valutash të partnerëve kryesorë tregtarë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.