Shqipëria vazhdon të “tkurret”/ Pandemia, “presion” lindjeve, në Berat, Korçë, Dibër i “frenoi” deri në 22%!
Të dhënat paraprake të treguesve demografikë për tremujorin e parë të këtij viti pasqyrojnë një situatë jo shumë pozitive sa i përket numrit të lindjeve dhe shtesës natyrore të popullsisë. Shifrat tregojnë se numri i lindjeve gjatë tremujorit të parë të vitit 2022 paraqiten me rënie krahasuar me tremujorin e parë të vitit 2021, në -4.2%. Rënie vërehet edhe nëse do ta krahasonim me tremujorin paraardhës, pra tremujorin e katërt të vitit 2021. Gjatë këtij tremujori regjistrohen 6,056 lindje, ndërsa gjatë tremujorit të katërt të vitit 2021 regjistroheshin 6,939 lindje.
Edhe pse numri i vdekjeve paraqitet me rënie këtë fillim vit, deri në 22.3%, kjo përsëri nuk ka ndikuar pozitivisht në shtesën natyrore të popullsisë. Shifrat tregojnë se përgjatë tremujorit të parë të vitit 2022 rezultojnë 7.938 vdekje gjithsej dhe nga përllogaritja, shtesa natyrore e popullsisë tregon se janë 1,882 vdekje më shumë se lindje gjatë kësaj periudhe kohore. Ky tregues ka një përkeqësim nëse do ta krahasonim me tremujorin e katërt të vitit që lamë pas, ku shtesa natyrore tregonte 898 vdekje më shumë se lindje……Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.