Barrierat për industrinë e vajit të ullirit – Subashi: Kostot shtesë do të reflektohen në çmime më të larta!
Industria e vajit të ullirit ka kapacitete të mjaftueshme për t’u rritur nëse të 12 milionë rrënjët e ullinjve do të futeshin në prodhim.
Në një intervistë për SCAN TV, ekspertja e fushës Silvana Subashi, shprehet se aktualisht prodhon vetëm gjysma e ullinjve dhe kjo ndodh për shkak të një sërë faktorësh.
Kriza e çmimeve orientoi konsumatorët drejt këtij produkti, duke e bërë më të kërkuar, çka tregon se edhe vëmendja për zgjerimin e këtij sektori duhet të jetë më e shtuar.
Por cilat janë pengesat e tjera që has industria? Rritja e kostove dhe kryesisht energjia elektrike dhe nafta, pritet të sjellin rritje të çmimit mbi konsumatorët sezonin e ardhshëm. Gjë që mund të sjellë dhe rënie të kërkesës.
Vendi ynë prodhon afro 100 mijë ton ullinj në vit dhe afro 20 mijë ton vaj ulliri.
Elisabeta Dosku / SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.