Scholz: BE duhet të rindërtojë Ukrainën – Kancelari gjerman kërkoi në Bundestag një fond solidariteti
Bashkimi Europian duhet të marrë masat për rindërtimin e Ukrainës pas luftës, duke krijuar një fond solidariteti për të ndihmuar në grumbullimin e miliarda eurove për rikonstruksion. Deklarata u bë nga kancelari gjerman Olaf Scholz në Bundestag. Ai shtoi se i jepte të drejtë presidentit francez Macron i cili tha se vëmendja duhet përqendruar në një mbështetje të menjëhershme dhe pragmatike.
Rindërtimi i infrastrukturës së shkatërruar ukrainase dhe rimëkëmbja e ekonomisë së vendit do të kushtojë miliarda euro, shtoi Scholz. Ai bërë apel që Bashkimi Europian të hedhë themelet për një fond solidariteti për kontribuuesit nga BE dhe partnerët e saj.
Scholz tha se do të udhëtojë në Ballkanin Perëndimor para një takimi të këshillit europian muajin e ardhshëm, për të dhënë mesazhin e qartë se rajoni përket Bashkimit Europian.
Gjashtë vendet e Ballkanit perëndimor të cilat synojnë anëtarësimin në BE – Mali i Zi, Serbia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Bosnja e Hercegovina dhe Kosova – janë përfshirë në procese që zgjasin prej vitesh, theksoi Scholz.
Ai u shpreh mbajtja e premtimeve ndaj këtyre vendeve nuk ishte vetëm një çështje besueshmërie. Sot më shumë se kurrë u shpreh ai, integrimi i këtyre vendeve është në interesin strategjik të bllokut, sidomos kur bëhet fjalë për forca të jashtme në rajon, përfshirë Rusinë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.