Si është mbyllur kjo javë për valutat kryesore? – ‘Kërcen’ Franga zvicerane ndërsa valutat e tjera humbasin pikë!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht teksa është blerë këtë mëngjes me 113 lekë dhe është shitur me 114.2 lekë krahasuar me ditën e djeshme sipas kursit të këmbimit lokal.
Monedha europiane ka regjistruar rënie të ndjeshme të kuotës mëngjes e kësaj të premte pasi në raport me dje blihet sot me 119.7 lekë dhe shitet me 120.5 lekë duke e mbyllur negativisht këtë javë.
Paundi britanik gjithashtu ka pësuar një zhvlerësim të vlerës mëngjesin e kësaj të premte pasi në raport me dje blihet sot me 140.2 lekë dhe shitet me 141.5 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.
Franga zvicerane ndërkaq është e vetmja që ka shënuar një rritje të konsiderueshme të vlerës teksa është blerë sot me 115.8 lekë dhe është shitur me 116.9 lekë krahasuar me një ditë më parë.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.