Benzina në Greqi prek nivele rekord – Pritet që benzina të tregtohet në 2,5 euro/litri ditët në vijim
Gjatë tre ditëve të ardhshme pritet një rritje e mëtejshme e çmimeve të karburanteve në Greqi. Tregtarët nuk e përjashtojnë mundësinë që benzina të arrijë në 2.5 euro për litër në rast se do të vazhdojë rritja e naftës bruto. Në Cyclades dhe Dodecanese, konsumatorët paguajnë tashmë benzinën përkatësisht me 2,477 dhe 2,417 euro për litër, ndërsa mbi 2,3 euro për litër kushton benzina në të katër prefekturat e Kretës, si dhe në Korfuz, Kefaloni, Samos dhe Evritani.
Konsumatorët, për të ulur kostot e larta, nisën që në fillim të majit të frenojnë udhëtimet e tyre. Tregues i kësaj tendence janë të dhënat për evoluimin e kërkesës për karburant, të cilat tregojnë se ritmi i rritjes së kërkesës për benzinë pa plumb u ul në 6%-8% në maj, nga 25% në prill.
Kjo ecuri u forcua javën e fundit dhe arriti kulmin të dielën, me pronarët e pikave të karburantit që vlerësojnë se kërkesa në Atikë është ulur me 40% krahasuar me ditët e mëparshme. Çmimi mesatar i benzinës në Atikë ishte të dielën 2,236 euro për litër dhe në shkallë vendi 2,267 euro. Norma e rritjes së kërkesës për benzinë pa plumb u ul në 6% -8% në maj, nga 25% në prill.
Megjithatë, trendi rritës i çmimeve duket se nuk do të ndalet, sipas të dhënave që vijnë nga tregu botëror. Çmimet e naftës në tregjet ndërkombëtare regjistruan dje nivelet më të larta në dy muajt e fundit.
Në Greqi, çmimet dhe kursi euro-dollar po ndikojnë gjithnjë e më shumë, pasi monedha amerikane është në nivele të larta të paprecedentë prej 20 vitesh. Kursi i euros ndaj dollarit lëviz nga 1.052 në 1.057, kur vitin e kaluar ishte 1.28 dollarë. Një faktor shtesë është edhe taksa e lartë, e cila në benzinë përbën 51.7% të çmimit me pakicë.
Greqia, sipas të dhënave të fundit, ka çmimin e e tretë më të shtrenjtë të benzinës në BE, ndërsa në çmimet para taksave renditet e 11-ta.
SCAN
Material i përgatitur nga portali SCAN TV.
Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.