A do të hamë karkaleca në vend të mishit? – Nga BE-ja vjen drita jeshile!
Bashkimi Europian ka autorizuar së fundmi tregtimin e karkalecave (Locusta migratoria) për përdorim ushqimor për njerëzit: karkaleci është insekti i dytë, pas krimbave të vakteve (Tenebrio molitor), që përfundon në tryezat e europianëve.
Karkalecat mund të vendosen në treg në formë mielli ose produkti të ngrirë ose të tharë dhe mund të konsumohen si produkt më vete ose si përbërës në preparate të tjera. BE-ja parashikon një procedurë të veçantë për autorizimin e tregtimit të insekteve për përdorim ushqimor: licenca, pas analizave të veçanta dhe të thelluara, i jepet një prodhuesi specifik, i cili duhet të tregojë se i rrit kafshët në kushte të përshtatshme sanitare, pa përdorim të antibiotikëve ose kimikateve të tjera.
Vëmendje e veçantë i kushtohet fazës së transformimit të produktit, i cili duhet të mbërrijë në tavolina i sigurt dhe në përputhje me standardet më të larta ndërkombëtare për industrinë ushqimore. Në rastin konkret, autorizimi iu dha Fair Insects BV, një kompani holandeze e specializuar në mbarështimin dhe përpunimin e insekteve për përdorim ushqimor për njerëzit dhe kafshët.
Në autorizim thuhet: “Në lidhje me karkalecat migratore të ngrira ose të thara, këmbët dhe krahët duhet të hiqen për të zvogëluar rrezikun e kapsllëkut, i cili mund të shkaktohet nga gëlltitja e gjembave të mëdhenj të pranishëm në këmbët e insekteve.
Përdorimi i insekteve si një burim alternativ proteinash ndaj mishit tradicional të kafshëve të mëdha mbështetet dhe promovohet nga të gjitha organizatat ndërkombëtare, që drejtojnë OKB-në, për të reduktuar presionin mbi mjedisin që rrjedh nga blegtoria intensive dhe derrat.
Një studim i vitit 2010 nga Universiteti i Wageningen krahasoi emetimet e CO2 dhe gazeve të tjera serrë nga blegtoria: sipas të dhënave të mbledhura nga shkencëtarët, insektet kanë një gjurmë deri në 10 herë më të ulët se bagëtitë e barabarta me masën e ngrënshme. Kësaj i duhen shtuar edhe avantazhet që rrjedhin nga konsumi më i ulët i tokës dhe ujit.
Dhe nëse kujdeseni për qëndrueshmërinë e asaj që vendosni në tavolinë, por insektet thjesht nuk ju tërheqin, gjithmonë mund të orientoheni drejt mishit të kultivuar. ‘Ushqimi i pamundur’ Impossible Food, startup-i kalifornian ndër të parët që lëvizi në këtë sektor, së fundi lançoi qoftet Impossible në tregun amerikan, qofte vegane të marra nga një përzierje mielli bishtajoresh dhe proteina vegjetale si leghemoglobina, e cila, ashtu si hemoglobina e kafshëve, është përgjegjëse për ngjyrën e kuqe dhe “shijen e mishit” të këtij produkti.
Në vend të kësaj, njerëzit më teknologjikë mund të bëjnë një udhëtim në Londër, ku një hamburger i shijshëm i printuar 3D është shërbyer në White’s që nga 15 nëntori i kaluar. “Mishi” është bërë nga një përzierje e proteinave të sojës, bizele, qiqra, panxhar dhe yndyrë kokosi që imiton mishin e viçit. Focus
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.