A do të ndihmojë taksa e sheqerit në uljen e obezitetit?

Obeziteti ka arritur përmasa epidemike në nivel global, me të paktën 2.8 milionë njerëz që vdesin çdo vit si rezultat i mbipeshës ose obezitetit, sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë.
Nuk është më vetëm një problem për kombet e pasura. Shumica e popullsisë së botës tani jeton në një vend ku shumë njerëz janë mbipeshë se nënpeshë.
Obeziteti po i kushton botës 2 trilion dollarë në vit sipas një raporti nga Instituti Global i Mckinsey, i cili klasifikon obezitetin si një nga tre problemet më të mëdha sociale të krijuara nga qeniet njerëzore, pothuajse në një nivel me pirjen e duhanit dhe konfliktet e armatosura.
Por ndërsa ende nuk është gjetur një mënyrë përfundimtare për të zgjidhur problemin, një taksë për sheqerin po konsiderohet gjithnjë e më shumë si pjesë e kësaj zgjidhje. Dhe ajo që po e udhëheq këtë çështje është Norvegjia.
Po cili është shembulli norvegjez?
Norvegjia ka pasur një taksë mbi sheqerin e shtuar që nga viti 1922. Por vendosi ta rritë këtë taksë me 83% më shumë në fillim të vitit 2018, mbi produkte si ëmbëlsirat dhe çokollatat, të cilat tani tatohen në 4.69 dollarë për kilogram.
Shumë qeveri kanë pasur sukses të konsiderueshëm në përdorimin e rritjes së taksave si një mënyrë për të penguar njerëzit nga pirja e duhanit dhe e alkoolit, por a do të ndikojë tatimi i sheqerit në reduktimin e obezitetit?
Norvegjia ka vendosur në vetvete një qëllim të qartë: Ajo dëshiron të zvogëlojë konsumin e sheqerit te qytetarët e saj me 12.5 për qind deri në vitin 2021.
Dhe vendet e tjera tashmë po zgjedhin të ndjekin këtë shembull, siç janë Mbretëria e Bashkuar dhe Afrika e Jugut, të vendosur për të futur tatimin e tyre mbi pijet me sheqer në muajt e ardhshëm.
Dhe përderisa ka patur shumë fushata aktive për promovimin e përdorimit të taksave të sheqerit, ekzistojnë po ashtu grupe të opozitës po aq të zëshme, shpesh të financuara nga industria e ushqimeve dhe pijeve.
E.Z/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.