A do të ndryshojë moti gjatë kësaj jave?! – SHMU: Temperatura të ulëta e reshje të përkohshme shiu

Shërbimi Meteorologjik ushtarak njofton se mot i paqëndrueshëm pranveror ka përfshirë vendin dhe për pasojë edhe ditën e mërkurë parashikohet të qarkullojnë masa ajrore relativisht të paqëndrueshme.
Sipas njoftimit moti do të jetë me kthjellime dhe vranësirat mesatare të cilat në mesditë do të pasohen nga reshje të dobëta e të përkohshme shiu, kryesisht në lindje.
SHMU bën me dije se era, do të fryjë nga kuadrati i jugut e lehtë e lokalisht mesatare në bregdet, shoqëruar me dallgëzim në det të forcës 2-3 ballë.
Temperaturat parashikohen në:
zonat malore 1°C deri në 13°C
zonat e ulëta 3°C deri në 18°C
zonat bregdetare 5°C deri në 18°C.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.