A do të vazhdojë ‘ferri’ edhe gjatë fundjavës?! – SHMU informon mbi motin për ditët në vazhdim
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak njofton se masat ajrore të nxehta që prej ditësh kanë qenë prezente mbi vendin tonë gradualisht do të tërhiqen dhe temperaturat do të pësojnë rënie në vlerat maksimale kryesisht ditën e shtunë dhe të Diel.
Sipas njoftimit për 3 ditët në vijim moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira kalimtare ndërsa era përgjithësisht do të fryjë nga veriperëndimi-jugperëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, shoqëruar me një valëzim të forcës 1-2 ballë.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.