A duhet të filloni ta zgjeroni biznesin tuaj? – Ky është momenti i duhur për ta marrë këtë vendim
Bota e biznesit, ndonjëherë në mënyrë kontradiktore duket e fiksuar me madhësinë. Por a është në të vërtetë kështu apo është më shumë se sa aq.
A ja vlen të filloni të konsideroni zgjerimin e biznesit tuaj . Kur është momenti i duhur për ta marrë këtë vendim dhe a ishte vendimi i duhur ai që ndërmorët paraprakisht? Këto mund të jenë udhëzime mjaft konfuze për sipërmarrësit.
Leva vepruese e biznesit tuaj përcaktohet nga mënyra se si të ardhurat tuaja luhaten pavarësisht nga norma juaj e shitjes.
Ju mund të zbuloni se rritja e shitjeve tuaja vjetore pas një pike të caktuar nuk gjeneron më shumë të ardhura ose nuk gjeneron të ardhura në mënyrë disproporcionale më të ulëta se sa ajo që mbuloni.
Kjo do të thotë që thjesht mund të gjeneroni punë për hir të punës duke rritur nevojën tuaj për mbështetje dhe infrastrukturë, si psh më shumë staf apo një zyrë më të madhe por të ardhurat tuaja do të jenë pak a shumë njësoj.
Kjo funksionon njësoj si ushtrimet në palestër. Nuk ka rëndësi nëse e nisni stërvitjen tuaj me 160 apo 200 rrahje n ë minutë për aq kohë sa kjo do t’ju djegë të njëjtat kalori thjesht në rast se filloni me 200 ju do të lodheni më shumë.
Ashtu siç ekziston një gamë optimale e stërvitjes kur ju ushtroheni intensivisht për sasinë më efikase të energjisë e cila është e ndryshme për çdo person ashtu funksionon edhe për biznesin tuaj.
Përpiquni të bëni një analize të saktë për biznesin tuaj dhe të shikoni se çfarë do të sjellë zgjerimi i tij. Në rast se ky zgjerim nuk do të thotë shtim të ardhurash të atëherë ka ardhur momenti ta mendoni edhe njëherë.
V.H/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.