A është punësimi prioritet i politikës? – Muça: Ka mungesë strategjie dhe të masave stimuluese
Punësimi nuk është prioritet i politikës, sipas ekspertëve këtë gjë e tregojnë mungesa e strategjive dhe masave stimuluese për hapjen e vendeve të reja të punës. Në një intervistë për televizionin SCAN eksperti i Karrierës dhe Punësimit, Erion Muça thotë se punësimi në vendin tonë mbetet si efekt i prioriteve të tjera të qeverive
Muca u ndal edhe te nismat e reja për rritjen e pagës minimale duke thënë se kjo duhet të shoqërohet me mekanizma subvencionuese nga ana e shtetit për sipërmarrjen për të penguar rritjen e informalitetit.
Muça foli edhe për mungesën e transparencës sa i takon shifrave reale të papunësisë në vendin tonë , duke shtuar se numri it ë papunëve është shumë herë më i larët se informacioni që na serviret.
Nertila Doko / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.