A janë femrat më të zgjuara se meshkujt?

Duke u përpjekur të krahasojmë inteligjencën dhe gjininë nuk marrim një diskutim produktiv. Hulumtimet e ndryshme që janë kryer për dekada me radhë tregojnë se meshkujt dhe femrat janë të barabartë në inteligjencën e përgjithshme (IQ), por kur bëhet fjalë për inteligjencën emocionale gjërat ndryshojnë shumë.
Kur flitet për inteligjencën emocionale shpeshherë na shkon mendja në atë që femrat janë delikate e meshkujt jo aq delikat, meshkujt bëjnë këtë që femrat nuk munden ta bëjnë etj. Kjo është e gabuar, kur flasim për inteligjencën emocionale duhet të kuptojmë se bëhet fjalë për mënyrën e të kuptuarit të ngjarjeve si dhe perceptimin e emocioneve të ndryshme.
Ekzistojnë hulumtime të ndryshme që tregojnë se inteligjenca emocionale( EQ) ndikon në performancën e të dyja gjinive në punë. Inteligjenca emocionale është përgjegjëse për 58 % të performancës në lloje të ndryshme punësh dhe rezulton se 90 % e punëtorëve me performancë të lartë në punë e kanë inteligjencën emocionale mjaft të lartë.
- Vetëdija
Vetëdija nënkupton se sa mirë i kuptoni emocionet tuaja, njerëzit si dhe situatat e ndryshme në moment. Mund të themi se vetëm në këtë pikë femrat dhe meshkujt barazohen. Njerëzit përgjithësisht besojnë se meshkujt nuk i kuptojnë mirë emocionet e tyre, por ky studim e hedh poshtë këtë supozim dhe tregon se meshkujt i kuptojnë emocionet e tyre po aq mirë sa femrat. Ndoshta meshkujt i fshehin më mirë emocionet e tyre por kjo nuk do të thotë se ata nuk e kuptojnë çfarë po ndodh në ato momente.
- Vetë menaxhimi
Vetë menaxhimi është ajo çka ju bëni me emocionet tuaja në momentin që jeni në dijeni të tyre. Duke qenë se nuk ekziston opsioni i zhdukjes së emocioneve mbetet që ti mirë menaxhojmë emocionet në mënyrë që sjellja jonë të jetë e përshtatshme. Kjo është ajo pikë ku meshkujt ja kalojnë femrave. Mendohet se shpjegimi më i mirë që i jepet dallimeve gjinore është mënyra se si shoqëria është rritur. Në rastin e vetë menaxhimit të emocioneve dihet se meshkujt janë të fortë për nga vetë natyra dhe arrijnë ti kontrollojnë emocionet e tyre prandaj dhe janë të avantazhuar ndaj femrave në këtë pikë.
- Vetëdija social.
Vetëdija sociale tregon se sa mirë ju i kuptoni emocionet dhh përvojën e njerëzve të tjerë. Kjo kërkon aftësinë për të akorduar gjuhën e trupit si dhe sinjalet e tjera të pashprehura sepse siç e dimë, njerëzit zakonisht nuk e thonë hapur se ç’po ndodh me ta. Kjo sigurisht është një fushë ku femrat janë të avantazhuara kundrejt meshkujve pasi vetë natyra e femrës është e tillë.
- Menaxhimi i marrëdhënieve
Menaxhimi i marrëdhënieve është maja e inteligjencës emocionale. Ajo kërkon që të përdorni vetëdijen, vetë menaxhimin si dhe vetëdijen sociale. Nuk mund të shpresoni të merrni maksimumin e ndërveprimeve me njerëz të tjerë nëse ju nuk kuptoni emocionet tuaj më parë. Edhe në këtë fushë femrat janë më të avantazhuara si pasojë e vetëdijes sociale që u shpjegua më sipër.
Viola Hydi / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.