A kursejmë me dritat e makinës fikur ditën? PO! – Shqipëria mund të kursejë deri në 18 milionë euro në vit

Qeveri të ndryshme të botës, përfshirë atë shqiptare, kanë ndërmarrë masa të ndryshme, deri diku edhe jo konvencionale, për të përballuar disi krizën energjetike. Çmimi i hidrokarbureve ka prekur nivele mjaft të larta në tregjet botërore, duke shkaktuar probleme, te bizneset, por edhe te konsumatorët familjarë. Manuale dhe këshilla të ndryshme gjatë kësaj periudhe janë përhapur me shpejtësi në rrjet për mënyrën se si mund të kursejmë karburantin. Edhe pse ndoshta pakujt i ka shkuar ndërmend, një prej këtyre i referohet pikërisht dritave të makinës. Këto të fundit, duan energji për të funksionuar, dhe për rrjedhojë konsumojnë më shumë karburant kur janë të ndezura. Fikja e tyre, kur janë të panevojshme, gjatë ditës, rrjedhimisht, kursen konsumin e karburantit dhe sjell përfitime monetare. Por në cfarë mase është ky kursim? Studime të ndryshme shkencore, dhe në veçanti një studim që i referohet Europës, tregojnë se dritat e makinës ndezur gjatë ditës kursejnë deri në 1.5% të konsumit. Ky studim bazohet në faktin se 70% e përdorimit të makinës bëhet gjatë orëve të ditës, pra kur nuk është i nevojshëm përdorimi i dritave domosdoshmërisht…..Për të lexuar artikullin e plotë klikoni këtu!
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.