A mbulojnë siguruesit daljen në hapësirë? / “Odisea hapësinore 2021” e Bezos, rrezik shumë i lartë për kompanitë
Nisja e një prej individëve më të pasur në tokë drejt hapësirës duket pak e pamundur tek kompanitë e sigurimeve, që nuk janë të gatshme të vlerësojnë rrezikun e humbjes së Jeff Bezos apo ndonjë prej ekuipazhit. Ekzekutivi i Amazon, Bezos, një entuziast i vjetër i hapësirës, ka sfiduar Elon Musk dhe Richard Brenson, për t’u bërë miliarderi i parë që fluturon përtej atmosferës së tokës. Ndërkohë që kompanitë e sigurimeve njihen për mbulimin e rreziqeve nga më të çuditshëm, në këmbim të një çmimi, aksidentet në hapësirë nuk përfshihen këtu. “Turizmi hapësinor përfshin rrezik të madh, por nuk është diçka që siguruesit e jetës pyesin zakonisht, pasi është shumë e rrallë për këdo që të udhëtojë në hapësirë”- tha zëdhënësi i Institutit të Informacionit të Sigurimit, Michael Barry. Ekziston një treg prej rreth 500 milionë dollarë për të siguruar satelitë, raketa dhe fluturime pa pilot në hapësirë, por asnjë kërkesë ligjore për një operator si Blue Origin, që është themeluar nga Bezos, që të sigurojë pasagjerë për dëme apo vdekje, ose për turistët hapësinorë që të kenë sigurim të jetës. Nëse nisja ndodh si ç’planifikohej në muajin e ardhshëm, Bezos dhe astronaut të tjerë në anijen New Shepard e Blue Origin, jo vetëm që do shpenzojnë disa minuta 100 km sipër tokës në kapsulë, por do të duhet gjithashtu që të kthehen. I vetmi grup që ka fluturuar njerëz në orbitë që prej viteve 60’ është Virgin Galactic e Richard Branson. Të gjitha kanë qenë teste, me një dështim në vitin 2014, që rezultojë në një vdekje. Blue Origin ka fluturuar 15 objekte pa pilot, me asnjë dështim.
Klevis Llaha – SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.