A mund t’ua bëjë jetën më të lehtë pasja e shumë parave?

Marrja e më shumë parave mund t’jua bëjë jetën më të lehtë? Jo gjithmonë, sipas një studimi të ri të nxjerrë këto ditë.
Shtëpiaket me të ardhura të qëndrueshme ishin më të sigurta financiarisht se sa ato me të ardhura të ndryshueshme, kjo sipas një raporti të “The Pew Charitable Trusts”. Pew iu kthye sërish të njëjtëve intervistues në vitin 2014, për t’i pyetur në lidhje me ndryshimet e të ardhurave si dhe nivelin e stresit që po kalonin. Sigurisht ata që kishin një ulje të të ardhurave ishin shumë të stresuar. Por edhe pjesa tjetër që kishin një ndryshim në krahun e kundërt, një rritje dhe kapërcim të të ardhurave, kishin ndjerë vështirësi në menaxhimin e tyre.
“Rritja e të ardhurave kërkon një plan sfidues dhe buxhetim si dhe e bën të vështirë për familjet të ndihen të sigurt financiarisht”, u shpreh Erin Currier, drejtori i sigurisë financiare të Peë.
Erin studioi familjet që kishin ndeshur këto probleme, dhe kryesisht kjo ndjehej tek familjet që kishin një kapërcim të ardhur me 25% më shumë. Niveli i stresit rritej më shumë tek ajo klasë njerëzish të cilët kishin pasur një rrogë vjetore më të vogël se 25 mijë dollarë në vit, dhe kishin një kapërcim në rritje me 10 mijë dollarë, kjo krahasuar me atë klasë njerëzish që kishin një rrogë më të madhe se 40 mijë dollarë. Çfarë mund të bëni nëse ndodheni në këtë situatë? Ka disa teknika që mund t’ju ndihmojnë:
- Ndaloni rimbursimet e taksave
Kjo nuk do të thotë që të refuzoni çdo rimbursim që është në drejtimin tuaj. Por nëse jeni duke marrë shumë depozita, më mirë mund të vendosni t’i kaloni si fond emergjence të cilat mund t’i përdorni në rast emergjence.
- Ruani më shumë për nesër
Nëse keni fat për të marr më shumë para këtë vit, bëni një plan se si mund t’i ruani këto para.
- Bëjeni automatikisht
Ju mund të kurseni një pjesë të të ardhurave duke hapur një llogari bankare, dhe të kërkoni që një pjesë e të ardhurave t’ju kaloj automatikisht në një datë të afërt apo të njëjtë me ditën e pagës. Në këtë mënyrë ju nuk keni pse të jeni në dilemë a duhet të hiqni dhe sa duhet të hiqni për këtë muaj, si dhe se sa duhet të shpenzoni apo jo.
- Punoni me kompaninë tuaj
Nëse marrja e më shumë parave nënkupton më shumë stres për biznesin tuaj, merrni avantazhin financiar që kompania juaj mund të ofrojë.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.