A mundet që paraja të blejë suksesin në Kupën e Botës?

Kjo kupë e kampionatit botëror të futbollit ka sjellë shumë surpriza, pasi finalja e botërorit e cila pritet të nisë ditën e dielë më 15 Korrik 2018, do te ketë pjesëmarrëse Kroacinë si anëtarja më e re e Bashkimit Evropian përballë Francës, si një një nga kombet themeluese të bllokut.
Por një nga pyetjet e shumta është se cila nga skuadrat do ta fitojë ndeshjen? Ekonomistët dhe analistët e tregut janë përpjekur të dalin në disa parashikime, duke përdorur inteligjencën artificiale dhe modelin statistikor. Banka zvicerane UBS fillimisht doli në përfundimin se fituese do të ishte Gjermania, pasi zhvilloi një stimulim kompjuterik të turneut 10.000 herë, ndërsa Goldman Sachs përdori inteligjencën artificiale për të vënë paratë në skuadrën e tij të zemrës, Brazilin.
Për të qenë më e drejtë, disa institucione financiare si Goldman, ING, arritën të parashikojnë me saktësi të paktën një ekip finalist – Francën, por sipas CNBC askush nuk kishte parashikuar Kroacinë si finaliste të botërorit. Ndërsa ekonomistët kanë arritur të parashikojnë numërimin e medaljeve të vendeve olimpike në një normë saktësie prej 98 për qind duke përdorur faktorë të tillë si popullsia, të ardhurat për çdo banor, për Kroacinë nuk kishin dhënë asnjë shans.
Në fakt, finalisti i Kupës së Botës, Kroacia ka një popullsi prej më pak se 5 milion. Një nga ekonomistët Baig vëren se Kina është një tregim paralajmërues rreth përpjekjes për të blerë suksesin e futbollit. “Nuk është sasia, por cilësia e investimeve”, tha ai. Midis tridhjetë e dy ekipeve finale kualifikuese, gjysma janë nga vendet me të ardhura të larta dhe gjysma me të ardhura të vogla. Në fakt, ndryshimi në të ardhurat për çdo banor është i zymtë.
Shteti më i pasur është Danimarka, e cila ka të ardhura bruto kombëtare për çdo banor prej $ 56,990 nw vit. Kjo është pothuajse 10 herë më e madhe se ajo e Senegalit, me vetwm 5,950 dollarë nw vit.
Për më tepër, ndërkohë që futbolli profesionist ka evoluar në miliona dollarë në transferimin e lojtarëve, siç mund të jetë transferimi nga Juventusi i Cristiano Ronaldo prej 117 milionë dollarësh, Kupa e Botës është relativisht një çështje më modeste. Sipas FIFA-s, ekipet finalist do të fitojnë një pjesë nga 400 milionë dollarë në total, e cila është vetëm $ 38 milion për fituesin. Ndërkohë që futbolli profesional mund të kushtojë miliarda dollarë dhe shpenzime marramendëse, Kampionati Botëror mund të jetë pak më i pavlefshëm.
Ada Xhagolli/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.