A njihni dikë që vuan nga “Selfitis”- Apo edhe ju e keni këtë “sëmundje”?

Një term i ri është i dhënë njerëzve që bëjnë një pafundësi foto “selfie”. Megjithëse mund të duket qesharake, ka disa shqetësime serioze rreth këtij trendi fiksues.
“Selfitis” është një term i shpikur për të përshkruar zakonin kulturor për të marrë një shumëllojshmëri të fotografive të vetes dhe për t’i postuar ato në Instagram, Facebook, Snapchat dhe në rrjete të tjera sociale.
Nëse “selfie-t” e personave që postojnë vazhdimisht iu duken të kota dhe të vetë-absorbuara, ju mund të keni të drejtë.
Edhe pse “Selfitis” nuk njihet si një çrregullim mendor sipas Shoqatës Psikiatrike Amerikane, disa ekspertë thonë se kjo duket një prirje shqetësuese.
Studimi thotë se të shpenzuarit shumë kohë në faqet e mediave sociale ndikon negativisht në vetëvlerësimin e njerëzve, dhe ka shumë gjasa që ky person të përjetojë ankth dhe depresion.
Nëse ju bëni të paktën tre selfie në ditë dhe nuk i postoni ato në rrjetet sociale, atëherë ju quheni “selfitis në kufi”. Por në qoftë se ju i postoni këto tre selfie ju tashmë përkufizoheni me termin “selfitis akut”.
Termi i tretë më serioz është “selfitis kronik”. Këtu futen personat që nuk mund t’i rezistojnë orvatjes për të bërë selfie gjatë gjithë kohës dhe të postojnë rreth gjashtë foto në ditë.
Nuk ja vlen të shpenzoni kohë dhe energji në pamjen e të qenit i lumtur sepse mund të zvogëlojë gëzimin e përvojave që në të vërtetë do të mund t’iu bënin të lumtur.
m.l/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.