A po rikthehet përsëri Nokia 3310?
Ju ka marrë malli për një lojë më gjarprin klasik? Shumë shpejt mund të keni mundësinë të luani, të paktën nëse “thashethemet” se një Nokia klasik do të rikthehet janë të vërteta.
Një përditësim i Nokia 3310 është menduar të jetë një nga modelet e reja që do të shpallet së shpejti, në një nga tubimet më të mëdha botërore për industrinë celulare. Mendohet se ky celular mund të sjellë një kthesë të dukshme në shijen e të rinjve në mbledhjen që “Mobile World Congress” do të mbajë.
Kompania finlandeze pas modeleve të fundit nga Nokia, HMD Global mund të jetë duke menduar se do të jetë e avantazhuar si pasojë e nostalgjisë që njerëzit kanë për 3310 dhe kjo gjë do ta ndihmojë celularin e saj të ri të konkurrojë me ofertat e një teknologjie më të lartë siç janë Apple dhe Samsung.
Riorganizimi i Nokia 3310 është mes katër aparateve të reja Nokia. Sipas raporteve të Venture Beat, modeli i ri 3310 ka të ngjarë të kushtojë 59 euro, ndërkohë që detajet e tjera pritet të zbulohen në MWC që do të mbahet në Barcelonë nga data 27 Shkurt deri më 2 Mars, 2017.
Viola Hydi/ SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.