A u shtrembërua konkurrenca me “Karburantet”?
Rritja e menjëhershme e çmimit të karburanteve dhe shtrenjtimi jo në të njëjtin raport me tregjet ndërkombëtare, ka shtuar dyshimet për shtrembërim të konkurrencës në vend.
Ish-Kryetarja e Autoritetit të Konkurrencës Juliana Latifi e ftuar në emisionin “Argument” i gazetares Dafina Hysa, sqaron se ku duhet bazuar hetimi i thelluar i Autoritetit të Konkurencës për “Karburantet”.
Sipas Latifit, AK duhet të bëjë një analizë të detajuar, ekonomike dhe ekonometrike. Duhet bërë një krahasim i çmimeve, duke iu referuar si rajonit, ashtu edhe vendeve te BE-së.
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.