A vlen vërtet Apple 3 trilion dollarë?! – Pse gjiganti i teknologjisë është kompania më e vlefshme dhe cili është sekreti
Apple pati një fillim mahnitës në vitin 2022, kur u bë shkurtimisht kompania e parë që preku një vlerë tregu prej 3 trilion dollarësh të hënën përpara se të mbyllte ditën pak më pak se niveli. Kjo vjen pasi investitorët vënë bast se prodhuesi i iPhone do të vazhdojë të lançojë produktet më të shitura ndërsa eksploron tregje të reja si makinat e automatizuara dhe realiteti virtual.
Por a vlen vërtet gjigandi i teknologjisë 3 trilion dollarë 16 muaj pasi u bë kompania e parë me vlerë 2 trilion dollarë? Përgjigja varet nga mënyra se si e sheh aftësinë e prodhuesit të iPhone për të mbajtur rritjen e paprecedentë të 15 viteve të fundit.
Në vitin e saj të fundit fiskal, i cili përfundoi më 25 shtator, Apple pati 33% rritje të të ardhurave në 365.8 miliardë dollarë falë kërkesës së fortë për përmirësimet e iPhone 5G. Por kjo rritje erdhi pas një viti rritjeje 1-shifrore të shitjeve dhe vitit fiskal 2019 kur shitjet e Apple ranë.
Sigurisht, një nga shtytësit kryesorë të vlerësimit të shpejtë të Apple është qëllimi që ai vendosi në vitin 2018 për të marrë atë që në atë kohë ishte gati 100 miliardë dollarë para neto nga bilanci i saj dhe të bëhej neutral ndaj parasë neto.
Ky qëllim, për të cilin Apple nuk specifikoi kurrë një afat, ka qenë i vështirë për t’u arritur sepse thjesht vazhdon të fitojë para. Apple gjeneroi 104 miliardë dollarë para në dorë nga operacionet në vitin fiskal 2021 dhe u ktheu 106.5 miliardë dollarë aksionarëve. Por paratë e saj neto mbetën në 66 miliardë dollarë në fund të vitit fiskal.
Me blerjet e mëdha kryesisht jashtë diskutimit sipas rregullatorëve aktualë antitrust të SHBA-së, Apple ka pasur pak alternativa veçse t’u kthejë paratë me lopatë aksionerëve, tha Tom Plumb, themeluesi i Wisconsin Capital Management dhe një aksioner i Apple.
“Ata po luftojnë faktin se kanë 100 miliardë dollarë fluks parash në vit,” tha Plumb. “Nuk mund të vihet bast kundër një kompanie që ka këtë lloj fluksi parash”.
Edel Strazimiri / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.