AAC: Kompania e fluturimeve ajrore shtyn udhëtimet drejt Italisë
Autoriteti i Aviacionit Civil njofton të gjithë pasagjerët që do të udhëtojnë drejt Italisë, se për shkak të një greve të lajmëruar nga kompania “Alitalia”, do të preket fluturimi i datës 09/10/19, AZ 510 Romë – Tiranë, i orës 22:00. Fluturimi do të shtyhet me 3 orë, në orën 01:00 të ditës tjetër.
Ndërsa të gjithë pasagjerët që do të fluturojnë drejt Italisë atë ditë, para nisjes në aeroport, këshillohen të informohen pranë kompanisë për statusin e fluturimit.
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.