Abuzime me çmimet për festa – Teliti: Konsumatorët të kenë kujdes, të bëjnë blerje të zgjuara

Në prag të festave të fundvitit , ka filluar të ndjehet edhe abuzimi me çmimet dhe kryesisht me produktet e shportës, për shkak të rritjes së kërkesës konsumatore.
Në një intervistë për SCAN, Ersida Teliti, drejtore ekzekutive e Qendrës Konsumatorit Shqiptar, thekson se tregtarët në këto raste duhet të bënin të kundërtën.
Teliti rekomandon që struktrat monitoruese të jenë më aktive gjatë kësaj periudhe ndërsa për konsumatorët sugjeron që të bëjnë blerje të zgjuara dhe mos bien pre e abuzimeve.
Për shkak të festave, kjo periudhë njeh një rritje të konsumit të përgjithshëm , i cili kthehet në normalitet në muajin Janar.
Elisabeta Dosku / SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.