Abuzimet me pronat – Lame: I gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar
I gjithë bregdeti i jugut nuk është regjistruar qëllimisht, në mënyrë që të “shquhet”. Kështu është shprehur kreu i ALUIZNI-t, Artan lame përmes një dalje për mediat, duke sqaruar situatën e pronave, kryesisht në zonat bregdetare.
“I gjithë bregdeti i jugut është i paregjistruar. Nuk ka ndodhur më kot, Është lënë jetë e mot i paregjistruar për tu “shqyer” dhe me thënë të drejtën ia kanë dalë, ka funksionuar. Duke filluar që nga Vlora që vetë qyteti nuk është dixhitalizuar. Në zonën e Orikumit ka një pjesë të regjistruar, pastaj Karaburun e tatëpjetë është jashtë sistemit. Në Porto Palermo ka dy zona të hedhura dhe pastaj përsëri janë të pa hedhura duke përfshirë edhe Sarandën. Ka qenë mënyra për ta lënë jashtë sistemit dhe për ta shqyer pronën si kanë mundur dhe dashur në të gjitha këto vite”, tha Lame.
Duke mos bërë dallime mbi përgjegjësit e këtyre abuzimeve, Lame shtoi më tej administratat vendore nuk kanë denoncuar asnjë rast në mënyrë që të frenojnë këtë proces.
“Nuk po hyj në hollësirat se kush e mban përgjegjësinë. Përgjegjësinë e ka njësia administrative që e ka bërë. Përgjithësisht në rang Republike pa bërë ndarje PD dhe PS, i kuq apo i blu sepse hajdutëria nuk ka ngjyrë, aty ku janë përzjerë janë përzjerë njësoj administratat vendore me këtë proces dhe asnjëherë nuk e kanë denoncuar dhe nuk kanë krijuar një filtër frenimi ndaj procesit.”
Vijon…
SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.