Abuzimet me pronën publike, Çupi: Dëmi 19 mln euro. KLSH kallëzim për 129 zyrtarë
Opozita vijon denoncimet ndaj qeverisë aktuale. Në një dalje për mediat deputetja e PD-së Dhurata Çupi ka cituar Kontrollin e Lartë të Shtetit i cili ka raportuar për një dëm prej 923 milionë eurosh që shteti u ka shkaktuar shqiptarëve.
Përveç abuzimit me koncesionet, sipas Çupit është edhe dëmi ndaj pronës publike prej 19 milionë euro.
Për vitin 2017 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka depozituar në prokurori kallëzime penale për 129 persona në pushtetin qendror dhe lokal.
Nga prokuroria nuk ka asnjë raportim sa nga zyrtarët e qeverisë ka çuar para gjykatës për shpërdorim detyre dhe abuzim me pronat.
Entela Barjamaj/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.