Abuzimi me peshat, Metrologjia: Problem tregjet vendore, do certifikohen

Tregjet ambulante dhe ato vendore shfaqin problematikën e moscertifikimit të pajisjeve të peshimit duke e lënë kështu konsumatorin të ekspozuar. Kjo duket se nuk është e qëllimshme më shumë sesa mungesë informacioni nga ana e tregtarëve për t’i certifikuar pajisjet.
Në këtë drejtim vë theksin edhe Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë. Në një intervistë për televizionin “SCAN” Frrok Çoku, drejtor i Metrologjisë Ligjore jep edhe detajet.
Drejtoria e Përgjithshme e Metrologjisë vlerëson se pavarësisht disa sektorëve specifikë me probleme të paktën tek hidrokarburet vihet re një ndërgjegjësim i operatorëve për të kaluar certifikimet e nevojshme.
Nertila Maho/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.