Abuzimi me privatësinë – Bizneset shqiptare duhet të adoptojnë rregulloren e re të BE-së
Bizneset shqiptare dhe institucionet publike tashmë duhet t’i përshtaten rregullores së re të Bashkimit Europian përsa i përket mbrojtjes së të dhënave personale dhe kujdesit për të mos abuzuar me privatësinë e qytetarëve.
Rregullorja e re e BE-s hyn në fuqi në muajin Maj të këtij viti.
“Subjektet të cilat janë në kuptim të legjislacionit dhe në mbrojtjen e të dhënave personale janë kontrollues dhe që shumë shpejt do të duhet të zbatojnë risitë që sjell rregullorja e re e Bashkimit Evropian. Shqipëria prej vitesh ka një legjislacion bashkëkohor sa i përket mbrojtjes së të dhënave personale por ashtu siç ju thashë dhe më parë pse jo ne e kemi sfidë që të ndjekim të njëjtat ritme të vendeve të Bashkimit Evropian”, shprehet Besnik Dervishi.
Në këtë kuadër, Zyra e Komisionerit për të drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale nënshkroi edhe një marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë “Ernst&Young Albania”, specialistët e së cilës paraqitën praktikat më të mira evropiane për zgjidhjen e problematikave të hasura në këtë fushë.
Elisabeta Dosku/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.