“Action Magazine” artikull për Korfuzin – Zbuloni ishullin magjik
Revista italiane “Action Magazine” i ka kushtuar një artikull ishullit të Korfuzit. Në këtë revistë sportive ku gazetarët ndajnë me lexuesit eksperiencat e tyre të sportit, garat dhe vendet ku i zhvillojnë ato, nuk ka shpëtuar pa u përmendur edhe ishulli i Korfuzit.
Kështu, Paolo d’Agostino tregon se ka zbritur në Korfuz për të zbuluar rrugën e një shtegu unik në botë. Ai do ta vizitojë atë sërish në prill, ku do të zhvillohet një garë me vrapuesit.
“Unë kam qenë në Korfuz, një ishull në veri të Greqisë ku mund të shihni Shqipërinë, Greqinë dhe të shihni horizontet në brigjet italiane. Kam vizituar këtë ishull në shoqërinë e organizatorëve të Gjurmës Malore të Korfuzit. Ngjarja do të zhvillohet më 14 dhe 15 prill dhe do të jetë në gjendje të kënaqë vrapuesit më të kërkuar. Ju mund të zgjidhni tre distanca: 17km, 40km dhe 104km.”
Në këto të fundit, vazhdon më tej d’Agostino, vrapuesit do të ndeshen me pjerrësi të madhe, shtigje të ngushta, shkëmbinj e shkurre të mprehta e do të kalojnë nëpër fshatra të vegjël.
Po ashtu, në artikull përshkruhet me detaje edhe i gjithë peizazhi që çdo vizitor mund të gjejë në Korfuz, që d’Agostino e cilëson edhe si një ‘pasazh mbresëlënës’.
“Për një distancë të gjatë, një pasazh mbresëlënës në një manastir të lashtë dhe të rrënuar të ndriçuar nga pishtarë. Shtigjet ju bëjnë të zbuloni plazhe dhe hendeqe të vogla të lagura nga një det kristal i qartë, shtigjet e ecjes në male japin pamje të mahnitshme që mbushin vullnetin dhe forcën për të zbuluar pamjen e ardhshme. Ka edhe tipare ku është më e lehtë për t’iu dhënë këmbëve e për të nxituar. Këto tipare janë gjithashtu në gjurmë të ngushta brenda pemëve të ullinjve. Kalimi midis këtyre pemëve është një ndjesi magjike: trungjet e telat, shtrëngimet dhe shpatet ju çojnë në një përrallë të vëllezërve Grimm.”
Por, nuk mbaron me kaq. Ai nuk lë pa përmendur në këtë artikull edhe shkëmbinjtë e mprehtë e të rrëshqitshëm, që do t’ju duhet të kalojnë vrapuesit në garat që do të zhvillohen ne muajin Prill.
“Pikat, gërvishtjet dhe gjembat janë çmimi i duhur për të parë këtë ishull të harlisur dhe tërësisht të gjelbër dhe në pranverë,” përfundon Paolo d’Agostino.
G.D/SCAN
*Material i përgatitur nga portali SCAN. Ripublikimi mund të bëhet vetëm kundrejt citimit të autorësisë dhe burimit origjinal.